Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 15:08

Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte

Nga Alida Lula

Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe zgjerimin e kapaciteteve operacionale.

Shtimi i linjave të reja direkte, ka sjellë më shumë vizitorë, ku përfaqësues të shoqatës së tur-operatorëve për SCAN Tv, theksojnë rëndësinë e promovimit të Shqipërisë.

Edhe në këto ditë të nxehta vere, Shqiëpëria është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, jo vetëm për bregdetin, por edhe trashëgiminë kulturore.

Fluksi i turistëve që udhëtojnë përmes Aeroportit të Tiranës, tregon rritje të kapaciteteve dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat