Shqipëria Postuar më 27 Nëntor 2025, 11:14

Administrimi i pyjeve e kullotave - Çmime referencë për hartimin e projekteve dhe planifikimin e investimeve publike

Nga Ola Mitre

Administrimi i pyjeve e kullotave - Çmime referencë për

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të unifikojë mënyrën se si kryhen punimet në fondin pyjor dhe kullosor në gjithë vendin. Drafti parashikon miratimin e normave, standardeve teknike, çmimeve bazë dhe praktikave më të mira për të gjitha operacionet që lidhen me administrimin, rigjenerimin dhe shfrytëzimin e pyjeve dhe kullotave.

Sipas dokumentit, për herë të parë pas gati 40 vitesh, normat e punës dhe standardet e shfrytëzimit do të përditësohen për t’iu përshtatur realitetit të tregut, zhvillimeve teknike dhe praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm. Çmimet bazë të llogaritura do të shërbejnë si referencë për hartimin e projekteve, për llogaritjet financiare të bashkive dhe për planifikimin e investimeve publike në këtë sektor.

Punimet në pyje dhe kullota do të ndahen në katër kategori, sipas vështirësisë së operacionit, duke u bazuar në pagën minimale dhe koeficientët përkatës të indeksimit. Drafti përcakton standarde të reja për pyllëzimet, prerjet kulturore, sistemimet malore, mbarështimin e pyjeve, ndërtimin e pritave për mbrojtjen nga erozioni, si dhe inventarizimin e territorit pyjor dhe kullosor.

Sipas relacionit shpjegues, akti synon të forcojë administrimin e fondit pyjor, të rrisë efikasitetin e punës dhe të mbrojë biodiversitetin, duke siguruar që veprimtaritë të kryhen në mënyrë të unifikuar nga institucionet publike dhe subjektet private.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat