Administrata Doganore, 9.1% më shumë të ardhura në korrik - Rriten dhe importet e mallrave të akcizës, 137 mld lekë në 7 muaj
23.2 miliardë lekë të ardhura, ose 9.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, janë arkëtuar nga administrata doganore. Ky rezultat, është tregues i një ritmi në rritje të performancës, si dhe bashkëpunimit gjithnjë e më efektiv me biznesin. Veçanërisht, gjatë këtij muaji është shënuar rritje e konsiderueshme e importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës. Në korrik janë importuar:
NË KORRIK JANË IMPORTUAR
▪️ 5,200 ton më shumë karburant
▪️ 58 ton më shumë cigare
▪️ 60 ton më shumë kafe
▪️ 200 ton më shumë birrë
Ndërkohë, për periudhën janar–korrik 2025, të ardhurat totale kanë arritur në 137 miliardë lekë, duke tejkaluar planin dhe shënuar një rritje prej 4.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Vlen të theksohet se kursi i pafavorshëm i këmbimit për euron dhe dollarin ka sjellë një efekt negativ prej 5 miliardë lekësh. Pa këtë ndikim, të ardhurat do të kapnin vlerën e 142 miliardë lekëve, çka përfaqëson një rritje edhe më të fortë: 8.2% më shumë se në vitin 2024 dhe 4% mbi planin vjetor.
Rritja në importet e mallrave të akcizës përgjatë 7 muajve të parë të vitit ka qenë veçanërisht e theksuar, duke kontribuar ndjeshëm në të ardhurat doganore:
TË ARDHURAT DOGANORE
▪️ +50,000 ton karburant
▪️ +154 ton cigare
▪️ +162 ton kafe
▪️ +4,700 ton birrë
Këto shifra tregojnë jo vetëm rritjen e kërkesës për mallra, por edhe përpjekjet e vazhdueshme të Administratës Doganore për të garantuar kontrolle më efikase dhe për të lehtësuar qarkullimin e mallrave. Gjithashtu, ato dëshmojnë një klimë më të besueshme për operatorët ekonomikë.

Aeroporti Tiranë, “mbytet” nga pasagjerët në fundjavë - Zgjerohen lidhjet rajonale, fluks i lartë levizjesh
Shqipëria, po bëhet gjithmonë e më tepër destinacion turistik i preferuar në Mesdhe, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer një nga portat më të......

Lezha, destinacion në çdo stinë - “Ndriçohet” Skënderbeu, memoriali tërheq rreth 18 mijë turistë
Investimet e kryera në përmirësimin e infrastrukturës, po e bejnë Lezhën një destinacion të preferuar. Krahas ndërjyrjeve në rrugë, mirëmbajtjen e plazheve dhe......

“Arratisje” në fundjavë, Gjirokastra destinacion kryesor - 48,273 turistë të huaj dhe vendas “pushtojnë” kalanë në korrik
Jo vetëm det në fundjavë, por edhe trashëgimi kulturore. Gjirokastra është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj gjatë këtij sezoni.......

Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive automatikisht - Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension. Aplikimi, formulari e dokumentet
Pas miratimit të igjit të ri 7/2025, i cili mundëson njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet......

Mbrojtja e përbashkët, përzgjidhen bankat - Institucioni i ri do të mundësojë prodhimin e armëve dhe infrastrukturën
Banka për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Qëndrueshmërinë (DSR Bank), institucioni multilateral i projektuar për të mobilizuar investimet në sektorin e armëve mes......

Britania, zbritje faturash për të “heshtur” kritikët - Familjet që jetojnë pranë infrastrukturave të energjisë, deri në 2,500 paund ulje
Sipas një plani të ri të qeverisë britanike, familjet që jetojnë pranë shtyllave të reja të transmetimit të energjisë elektrike do të përfitojnë zbritje prej......

Marrëveshja BE-SHBA, disa sektorë “nën mjegull” - Çfarë do të ndodhë me automjetet, farmaceutikën, metalet dhe mikroçipet?
Marrëveshja tregtare e Evropës me SHBA-në për tarifa prej 15% mbi një gamë të gjerë produktesh krijon ndikime të menaxhueshme për kompanitë, por nuk adreson......

Rusia “pasurohet” me drithërat ukrainase - Përdor territoret e pushtuara për të rritur eksportet
Rajoni i Luhanskut, i pretenduar nga Rusia si pjesë e saj që nga viti 2022, synon të dyfishojë prodhimin e grurit këtë vit dhe të eksportojë një pjesë të......