Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 10:54

“aDigital Perspective”, një ekspozitë ndërkulturore - Vjen në “Gocat”, nga Fondacioni Mane dhe Ambasada Italiane

Nga Diamila Leka

“aDigital Perspective”, një ekspozitë ndërkulturore -

Çelet ekspozita ndërkulturore “aDigital Perspective” në galerinë “Gocat”, si fryt i bashkëpunimit mes Fondacionit Mane dhe Ambasadës Italiane në Tiranë.

Kjo ekspozitë që vjen si projekt i ideuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Beograd dhe Bukuresht, sjell për artdashësit veprat analoge të 10 artistëve të rinj, Italian dhe ballkanikë, të cilët trajtojnë ndikimin e digjitalizimit në art.

Ena Bulku- Drejtoreshë Artistike, Galeria “Gocat”:

"Instituti Italian me propozimin e kësaj ekspozite tepër interesante që sjell, na sjell një copëz jo vetëm nga Italia, por edhe nga ballkani. Kjo është një ekspozitë tepër dinamike, rinore, e freskët, veprat vetë janë të vendosura jo në formën klasike, bëhet fjalë për art bashkëkohor, janë artistë, relativisht të rinj që janë bërë bashkë me një mission të sfidojnë digjitalen, pa përdorur mediumin por duke e vënë në funksion të kërkimit.”

Sipas kuratorëve, sfida ishte që artistë të eksploronin botën digjitale përmes një medium tradicional.

“Ne mendojmë që ekspozita që kemi sjellë brenda hapësirës së galerisë është novatore për diskutimin e artit digjital, pasi nuk flitet për vepra digjitale, por për vepra analoge që të bëjnë të reflektosh mbi digjitalizimin.”

“aDigital Persepctive”, do të qëndrojë në Tiranë deri më 31 mars, për të vijuar turin e saj në qytete si Beograd, Bukuresh dhe Prishtinë.

Gocat është një dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik, ku artistët mund të promovojnë punën e tyre pa pagesë dhe artdashësit të shijojnë gjuhën e artit bashkëkohor falas.

“aDigital Perspective”, një ekspozitë ndërkulturore -

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat