“Abito Mari”, ekspozita më e re në "GOCAT” - Galeria, dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik
Galeria e Artit Bashkëkohor në Tiranë (“GOCAT”) hap dyert e ekspozitës më të re, “Abito Mari”, nga artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo. Nën kujdesin e Fondacionit Mane dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, kjo ekspozitë personale e artistit multidisplinar, që vjen në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, do të qëndrojë e hapur në Galerinë “GOCAT” deri më 12 korrik.
Hapësirat e galerisë përmbajnë një grupim punësh të zhvilluar gjatë njëzet viteve të fundit, të cilat u prezantuan nga Fabrizio Bellomo përgjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës.
“Përmes punimeve kam sjellë një tematikë që e ndjeja më afër nga çdo gjë tjetër, qoftë si person, qoftë si artist. Është një tematikë që buron nga origjina ime kalabreze dhe nga mendimet se Kalabria përngjan shumë me Shqipërinë. Për mua, “Abito Mari” vjen si një destinacioni i një rrugëtimi pranë zemrës, për të eksploruar një gjuhë të përbashkët qytetesh, ku e përditshmja, urbanistika dhe arkitektura të përthithin me historitë dhe njerëzit”, - u shpreh Fabrizio Bellomo.
Për kuratorët e ekspozitës, Ardian Isufi dhe Elton Koritari, “Abito Mari” është një hetim artistik nëpër skutat dhe periferitë e Italisë dhe Shqipërisë, që pasqyrojnë eksperienca paralele.
“Individi jeton në vende jo të njëjta, por shpesh herë problematikat janë të njëta, eksperiencat janë të njëta, kujtimet janë të njëjta. Ndjehet kritika e lartë që bën artisti përmes veprës përsa i përket analizës që duhet t’i bëjë shoqëria paligjshmërisë, padrejtësisë apo rishikimit të vendeve të margjinalizuara”, - tha Ardian Isufi.
Kuratori Elton Koritari vlerësoi gjithashtu se “Abito Mari” është një ekspozitë e mbështetur nga një ide dhe qëndrim i fortë, që vetëm një galeri si “GOCAT” mund ta mirëpriste dhe t’i kushtonte rëndësinë e duhur.
“Kjo galeri është një oksigjen i jashtëzakonshëm për ne: për mua si kurator, për artistët, për skenën artistike të vendit”, - tha Elton Koritari.
“Abito Mari” është më shumë se një ekspozitë e thjeshtë: është një vepër personale dhe koherente e artistit që fton artdashësit të eksplorojnë të kaluarën dhe të tashmen e Mesdheut, ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë dhe të përbashkëtat e këtyre dy popujve, përmes mediumeve si videoja, instalacioni dhe fotografia. Me këtë projekt, Fabrizio Bellomo është ftuar të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së 16-të në Venecia. “Abito Mari” është ekspozita e tij më e fundit që vjen në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë (“GOCAT”), një hapësirë kjo që vjen si dhuratë nga Fondacioni Mane për të gjithë komunitetin artistik.

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja për sigurinë me Ukrainën - Hasani: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare
U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025,......

Projektligji, Kuvendi miraton Marrëveshjen e Bashkëpunimit Doganor me Bashkimin Europian
Ministri i Financave ka paraqitur për shqyrtim dhe miratim një projektligjin për marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat” të BE-së,......

Miratohet marrëveshja me BERZH për OSHEE, Malaj: 45.7 mln euro për të ulur kostot e borxhit
Ministri i Financave ka paraqitur në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon......

Malaj: Financimi për Mira Muratin nuk prek deficitin buxhetor - “Të ardhurat shtesë u siguruan nga konfiskimi i pasurive të krimit”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se financimi prej 10 milionë euro i qeverisë shqiptare në kompaninë e Mira Muratit......

“Shpenzimet globale për energjinë, në 3.3 trilionë USD” - IEA: Dy të tretat e investimeve do të shkojnë për burimet e gjelbra
Investimet globale për energjinë priten të arrijnë një rekord prej 3.3 trilionë dollarësh në vitin 2025. Dy të tretat e këtyre shpenzimeve do të shkojnë për......

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa
Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i......

Gjermania ul taksat për korporatat - Qeveria miraton paketën e lehtësimit prej 46 miliardë eurosh
Kabineti gjerman miratoi një paketë të parë lehtësimi tatimor me vlerë 46 miliardë euro për të mbështetur kompanitë dhe për të ringjallur ekonominë e......

Nga komuniteti për komunitetin, qytetarët si policë vullnetarë - Kush mund të bëhet pjesë e strukturës ndihmëse të Policisë së Shtetit?
Është botuar në Fletoren Zyrtare, vendimi për organizimin dhe funksionimin të policimit vullnetar. Të gjithë të interesuarit e moshës 18-65 vjeç, mund të......