Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim të konsoliduar në sektorin e telekomunikacionit, Abissnet mbetet një nga emrat më të besueshëm në treg, duke ofruar teknologji moderne dhe shërbime të standardeve ndërkombëtare.
Sot, Abissnet numëron një staf prej rreth 210 profesionistësh, të cilët mbështesin operacionet dhe ndihmojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të rrjetit. Me 18 dyqane të shpërndara në qytete të ndryshme të vendit, kompania është më pranë klientëve, duke garantuar mbështetje dhe akses të lehtë në shërbime.
Një nga shtyllat që e dallon Abissnet nga konkurrenca është rrjeti i plotë i fibrës optike, i ndërtuar dhe zgjeruar gjatë këtyre viteve me investime të vazhdueshme. Ky investim ka bërë të mundur ofrimin e shpejtësive të reja revolucionare deri në 10 Gbps, duke e vendosur kompaninë në pararojë të zhvillimit teknologjik në Shqipëri dhe rajon.
Infrastruktura teknologjike e Abissnet mbështetet nga dy data center moderne, të projektuara sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë. Për të garantuar vazhdimësi maksimale të shërbimit, kompania operon me katër linja botërore backup, të cilat sigurojnë stabilitet dhe disponueshmëri të pandërprerë të rrjetit. Për më tepër, Abissnet disponon dy ambiente sandbox, të dedikuara për testimin, zhvillimin dhe rritjen e nivelit të sigurisë së sistemeve dhe shërbimeve digjitale.
Abissnet është e certifikuar me tetë standarde ISO të cilat konfirmojnë përkushtimin ndaj cilësisë, sigurisë dhe menaxhimit efikas të shërbimeve. Këto certifikata janë dëshmi e praktikave profesionale dhe nivelit të lartë të operimit.
Për konsumatorët Abissnet ofron shërbime interneti dhe televizioni me teknologji modern dhe mbrojtje nga sulmet kibernetike. Ndërsa për sektorin e biznesit, Abissnet ka zhvilluar një gamë të plotë zgjidhjesh profesionale:
- Internet i dedikuar
- Dark Fiber
- Hosting
- Mbrojtje Anti-DDoS
- Colocation
- Telefoni fikse & VOIP
- TV për hapësira tregtare
- Domain & SSL
Abissnet vazhdon të konfirmojë pozicionin e tij si lider në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke investuar në teknologji, cilësi dhe inovacion, ndërsa ndërton rrugën drejt së ardhmes së digjitalizuar.

Cilët sektorë po prodhojnë dhe shesin më shumë? - INSTAT: Ndërtimi dhe shërbimet publike më aktivët, industria në vështirësi
Ndërsa disa sektorë të prodhimit po zgjerojnë aktivitetin dhe po punësojnë më shumë, të tjerë po prodhojnë më pak dhe po ngadalësohen. Sipas të dhënave nga......
BE, 1.5 mln euro për mbrojtjen nga zjarret e përmbytjet - Investime në 5 bashki, dronë, varka dhe motorë specialë
Shqipëria po preket gjithnjë më shumë nga fatkeqësitë natyrore siç janë zjarret dhe përmbytjet, duke bërë kështu, që edhe vëmendje për marrjen e masave......
“Shqipëria, arkitekturë funksionale për transparencën” - Rama: Shpifja dënohet penalisht, por do të heqim aspektin penal për gazetarët
U zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, e cila shërbeu si një platformë kombëtare dialogu mbi sfidat e transparencës......
Jo vetëm pritëse, por Shqipëria edhe eksportuese kapitali - BSH: Që nga 2021, pesëfishim i investimeve direkte të bizneseve tona jashtë vendit
Jo vetëm të huajt po investojnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët jashtë vendit. Gjatë 5 viteve të fundit, bizneset shqiptare kanë shtrirë ndjeshëm investimet......
Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë/ Hidrokarburet dhe artikujt jo-ushqimorë nxisin zgjerimin vjetor me 6%
Shitjet në dyqanet dhe tregjet e Shqipërisë po rriten me ritme të qëndrueshme këtë vit, edhe pse zgjerimi duket se ka ngadalësuar pak hapin. Indeksi i......
Trump padit BBC - Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim pas dokumentarit “polemizues”
Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur BBC-në në gjykatën federale të Majamit për shpifje, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim. Padia civile......
Program Kombëtar për Parandalimin e Mbetjeve - Dokumenti: Nga shpërdorimi i ushqimit, te kompostimi në banesë. Skema tarifimi sipas sasisë
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, një dokument strategjik që synon uljen e......
Shërbimet, motor i rritjes ekonomike/ Zgjerimi në tremujorin e tretë u nxit pasuritë e paluajtshme dhe turizmi
Sektori i shërbimeve vijon tendencën pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke shënuar rritje si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim dhe paga,......





