AAPSK zhvillon trajnim mbi administrimin e shoqërive tregtare dhe procedurat e QKB-së

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të stafit të saj, organizoi sot një trajnim të specializuar me temë “Shoqëritë tregëtare dhe QKB”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e GIZ në Tiranë, në bashkëpunim me GIZ dhe PKF Albania.
Ligjërimi u mbajt nga z. Julian Saraçi, Auditues Ligjor dhe Konsulent i Pavarur, i cili përmes një sesioni të strukturuar mbi bazën e Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për sipërmarrjen dhe shoqëritë”, trajtoi çështje kyçe që lidhen me themelimin, regjistrimin, qeverisjen dhe administrimin e shoqërive tregtare — me fokus të veçantë mbi rastet e shoqërive të vendosura nën sekuestro apo konfiskim.
Trajnimi synoi rritjen e njohurive dhe aftësive praktike të stafit të AAPSK, duke u bazuar në ligjërime interaktive, analizë rastesh dhe diskutime mbi situata konkrete të hasura gjatë administrimit të subjekteve tregtare.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me:
· Kuadrin ligjor dhe konceptet bazë të Ligjit 9901, përfshirë strukturën dhe format e shoqërive tregtare;
· Procedurat e themelimit dhe regjistrimit të shoqërive në QKB, dokumentacionin përkatës dhe hartimin e statutit;
· Qeverisjen korporative dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese, me theks te roli i administratorëve dhe mënyrat e përfaqësimit ligjor;
· Të drejtat dhe detyrimet e aksionarëve, mekanizmat e vendimmarrjes dhe menaxhimin e konflikteve të interesit;
· Interpretimin e rregullave ligjore në administrimin e shoqërive të sekuetruara apo të konfiskuara, një proces me rëndësi të veçantë për misionin e AAPSK.
Programi përfshiu katër sesione tematike, të shoqëruara me diskutime mbi praktikat e mira dhe sfidat në zbatim, ndërsa aktiviteti u mbyll me një sesion përmbledhës dhe shkëmbim komentesh nga pjesëmarrësit.
Nëpërmjet këtij trajnimi, AAPSK vijon përpjekjet për forcimin e profesionalizmit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e procesit të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në funksion të një menaxhimi më efikas të tyre.
KESH zhvillon shitjet e para të energjisë - Siguron rreth 15 mln euro të ardhura, pas miliona euro shpenzime për import
Reshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që ka shitur energji për shkak të përmirësimit të......
Shqipëria e Japonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik - Investitorët japonezë rrisin interesin. Në fokus, energjia, ICT dhe turizmi
Këtë të enjte, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me Japan External Trade Organization (JETRO), organizoi Forumin e Biznesit......
Pensioni privat, plotësues i atij shtetëror - Mbi 48 mijë shqiptarë derdhin kontribute. Vetëm 5.8% e atyre në skemën shtetërore
Shqiptarët po ndërgjegjësohen në mënyrë graduale mbi rëndësinë e të kontribuarit për një pension privat. Pensionet private janë një plotës i pensioneve......
“Forcim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë” - Mision i BE vlerëson përafrimin e kuadrit ligjor të vendit me acquis. Set rekomandimesh
Një mision i veçantë i Komisionit Evropian ka vlerësuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve,......
Kosova, në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor - Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidentja Omani dekreton datën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 28 dhjetor 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Vendimi......
Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale
Aplikacionet që përdorim çdo ditë pasqyrojnë qartë tendencat digjitale dhe mënyrën si lidhemi me teknologjinë. Edhe në Shqipëri, përdoruesit e pajisjeve të......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për evakuimin e qytetarëve dhe sigurimin e akseve rrugore
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
BE “thjeshton” rregulloren e IA - Propozimi i ri favorizon kompanitë amerikane të teknologjisë
Bashkimi Evropian ka prezantuar propozime të reja për të thjeshtuar rregulloret mbi inteligjencën artificiale dhe privatësinë. Këto masa kanë tërhequr......





