AAPSK vendos në përdorim nga QSUT dhe spitalet rajonale publike pajisjet e sekuestruara në një spital privat

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka nisur vitin 2026 me vijimin e një praktike tashmë të konsoliduar në veprimtarinë e saj: vënien e pasurive të sekuestruara në funksion të interesit publik, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.
Në këtë kuadër, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë pune në një spital privat, i cili ndodhet në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe mbi pasurinë e të cilit është vendosur masë sekuestroje preventive.
Me miratimin e prokurorit të çështjes, AAPSK ka ndërmarrë veprimet për identifikimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore që ndodhen në këtë objekt, duke i vënë ato në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u shpërndarë më tej në qendrat spitalore përkatëse. Pajisjet mjekësore do të vihen në përdorim nga QSUT dhe disa nga spitalet rajonale sipas nevojave përkatëse.
Gjatë vizitës, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja u shpreh:
“E nisim vitin 2026 me një praktikë pune të bërë tashmë rutinë për agjencinë tonë, vënien e pasurive të konfiskuara në funksion të institucioneve shtetërore dhe jo vetëm, por edhe të shoqërisë civile. Në rastin konkret flasim për një institucion shtetëror. Këtu jemi në një spital privat, që është në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe kemi një masë sekuestroje preventive për pasurinë. Me miratimin e prokurorit kemi ardhur sot që të bëjmë shpërndarjen e pajisjeve që ndodhen në spital, duke ia vënë në përdorim Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u shpërndarë në qendrat spitalore.”
Ky veprim synon të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe në forcimin e kapaciteteve të sistemit publik, duke garantuar përdorimin efikas dhe të dobishëm të pasurive të sekuestruara në dobi të qytetarëve.
AAPSK mbetet e angazhuar në administrimin e përgjegjshëm, ligjor dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke i shndërruar ato në instrumente konkrete në shërbim të interesit publik.

Revolucioni në Norvegji - 95.9% e automjeteve të reja në 2025 ishin elektrike
Sipas shifrave zyrtare, pothuajse të gjitha makinat e reja të regjistruara në Norvegji vitin e kaluar ishin plotësisht elektrike. Vendi skandinav po......
2300 biznese, në treg të lirë energjie - Mund të zgjedhin vetë furnizuesin, ERE publikon listën me 40 të licencuarit
Nisja e vitit 2026 shënon daljen në tregun e liberalizuar të energjisë të rreth 2300 binzeseve të lidhur në tensionin 6 KV, duke u shkëputur nga Furnizuesi i......
Shqipëria konsolidohet si destinacion gjithëvjetor - 2025 mbyllet me rekord historik për turizmin shqiptar
Viti 2025 mbyllet me një tjetër rekord për turizmin shqiptar. Shqipëria ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke tejkaluar......
Integrimi në BE, shqiptarët më optimistët në Ballkan/ RCC: 43% e popullsisë presin anëtarësimin në 2030. Serbia, me perceptimin më negativ
Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një nga synimet më madhore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Aktualisht, pothuajse të gjitha shtetet e......
Sektori i pasurive të paluajtshme arrin “kulmin”/ Tërheq 5 herë më shumë financim nga bankat në Nëntor 2025 se një vit më parë
Sektori i pasurive të paluajtshme po shënon nivele historike financimi nga sistemi bankar. Të dhënat më të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”......
Rritet treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit - Vrojtimi i BSH: Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.4 pikë në muajin dhjetor. Megjithatë, niveli aktual qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e......
Viti nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur vitin pozitivisht duke fituar pikë krahasuar me vitin që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 81.5 lekë dhe është shitur me......
Britania regjistroi vitin më të nxehtë në 2025 - Temperatura mesatare vjetore ishte 10.09 gradë Celsius
Britania përjetoi vitin e saj më të nxehtë dhe me diell të regjistruar ndonjëherë në 2025-ën, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2022, ndërsa......


