AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Partneritetit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Memorandumi, i nënshkruar nga Kryeadministratorja Risena Xhaja dhe u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së në Kosovë, Alban Sutaj, përbën një hap konkret drejt institucionalizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e menaxhimit dhe ripërdorimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale.
Sipas Memorandumit, palët angazhohen të ndërtojnë marrëdhënie mbi parimet e barazisë, partneritetit të drejtë, ndihmës reciproke, transparencës dhe përgjegjësisë së përbashkët për rezultatet e bashkëpunimit.
Qëllimi kryesor është forcimi i kapaciteteve institucionale në menaxhimin e aseteve që rrjedhin nga korrupsioni dhe krime të tjera, duke shkëmbyer përvojat më të mira dhe duke harmonizuar praktikat me standardet evropiane në kuadër të procesit të integrimit.
Memorandumi parashikon organizimin e seminareve, konferencave, forumeve dhe webinarëve të përbashkët; krijimin e grupeve të përbashkëta të punës; shkëmbimin e praktikave mbi: administrimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara; format e tjetërsimit të tyre; ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara; metodologjitë e vlerësimit të aseteve. Gjithashtu marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit (duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave); si edhe asustencë për bashkëpunim me organizata dhe fondacione ndërkombëtare.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti:
“Ky Memorandum nuk është thjesht një dokument formal, por një platformë konkrete për të ndërtuar një model të përbashkët rajonal në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Shqipëria dhe Kosova ndajnë sfida të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar. Përmes këtij bashkëpunimi do të rrisim eficiencën, transparencën dhe profesionalizmin në menaxhimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale.”
Ajo nënvizoi se koordinimi që në fazat e hershme të procedurave të sekuestrimit është thelbësor për të garantuar ruajtjen e vlerës së aseteve dhe për të maksimizuar përfitimin publik nga konfiskimi i tyre.
Nga ana e tij, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së në Kosovë, Alban Sutaj, u shpreh:
“Ky partneritet krijon një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim afatgjatë, duke na mundësuar të shkëmbejmë ekspertizë dhe të përmirësojmë procedurat tona për administrimin, vlerësimin dhe ripërdorimin e pasurive të konfiskuara. Forcimi i mekanizmave institucionalë mes dy vendeve tona është një investim i drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit.”
Në kuadër të vizitës zyrtare, delegacioni i AAPSK u prit edhe nga Prokurori dhe Drejtuesi i Zyrës për Rikuperimin e Aseteve (ARO) në Kosovë, z. Bahri Hyseni.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e planifikimit të hershëm dhe koordinimit ndërinstitucional përpara sekuestrimit; shkëmbimin e informacionit operacional në funksion të ruajtjes së vlerës së pasurive; ndërtimin e mekanizmave të përbashkët për menaxhimin efektiv të aseteve me karakter ndërkufitar.
Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të administrimit të pasurive dhe atyre të rikuperimit të aseteve është vendimtar për të garantuar që konfiskimi të mos mbetet vetëm një masë penale, por të përkthehet në përfitim konkret për shtetin dhe shoqërinë.
Vizita zyrtare e AAPSK në Kosovë shënon një fazë të re në thellimin e marrëdhënieve institucionale mes dy vendeve. Memorandumi i nënshkruar krijon bazën për një model të qëndrueshëm bashkëpunimi, me fokus në profesionalizëm, transparencë dhe përdorim sa më eficient të pasurive të konfiskuara në interes të publikut.
Hekurudha Shkodër-Gjakovë/ Nisja e ndërtimit /Kosovë, Kurti: Këtë mandat. HSH: Synojmë brenda 2-3 vitesh
Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti gjatë pezantimit të......
Shtohen 80 produkte të reja në shportën e çmimeve - Ndryshon metodologjia, llogaritja e inflacionit për mbi 411 produkte dhe shërbime
Nga nisja e këtij viti metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit ka ndryshuar. Ndryshimet konsistojnë kryesisht në përditësimin e......
Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në Shqipëri - Struktura e tregut mbeti pothuajse e pandryshuar vitin e kaluar
Vetëm dy nga 11 banka tregtare në Shqipëri kontrollojnë 1/3 e depozitave dhe mbi 40% të aktiveve të të gjithë sistemit bankar. Të dhënat më të fundit nga......
Blerja e një prone në Tiranë/ Sa rritet kostoja reale përtej çmimit të shitjes?
Të dhënat e Investropa për shitblerjet e banesave tregojnë se përveç çmimit të apartamentit, blerësit duhet të llogarisin edhe disa kosto shtesë që lindin......
Administrata mban në punë studentët e ekselencës - Zgjatet kontrata 1-vjeçare, shmanget ndërprerja e punësimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës......
Lindjet, Dibra pëson goditjen më të fortë brenda vitit/ Gjirokastra dhe Korça kryesojnë tkurrjen afatgjatë, Tirana reziston
Rënia e lindjeve është thelluar ndjeshëm në vitin 2025, duke konfirmuar një trend negativ që po prek të gjithë vendin. Krahasuar me vitin 2024, në rang......
Formohet qeveria e re e Kosovës - Kryeministri Kurti: Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1,000 euro
Pas konstituimit të Legjislaturës X me kryetare Albulena Haxhiu, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme votoi me 66 vota pro dhe 49 kundër......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......


