AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) vijon të shënojë rezultate pozitive në administrimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e siguruara nga qiradhënia e tyre.
Gjatë periudhës janar–qershor 2026, të ardhurat nga qiradhënia arritën në 131.5 milionë lekë, krahasuar me 99.8 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 31.7 milionë lekësh, ose 31.7% më shumë në raport me një vit më parë.
Rritja e të ardhurave është rezultat i administrimit më efikas të portofolit të pasurive, zgjerimit të pasurive të dhëna me qira, si dhe ndjekjes së një politike aktive për maksimizimin e vlerës ekonomike të aseteve që administrohen nga Agjencia.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat mujore nga qiradhënia kanë qenë vazhdimisht më të larta se në të njëjtët muaj të vitit 2025, duke reflektuar një trend të qëndrueshëm rritës. Në muajin qershor, të ardhurat arritën në rreth 22.9 milionë lekë, kundrejt 18.2 milionë lekëve në qershor 2025.
AAPSK mbetet e angazhuar për të garantuar administrimin transparent, profesional dhe efikas të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me synimin që këto asete të gjenerojnë të ardhura në interes të shtetit dhe qytetarëve.
Rritja e vazhdueshme e të ardhurave nga qiradhënia konfirmon se administrimi aktiv i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për ruajtjen e vlerës së tyre, por edhe për krijimin e të ardhurave që mbështesin financimin e institucioneve ligjzbatuese dhe projekteve me interes publik.
Nafta rritet përkohësisht në 90 USD për fuçi - Irani zotohet se “asnjë pikë naftë” nuk do të kalojë nëpër Hormuz
Tregu i naftës vijon të karakterizohet nga paqendrueshmëria, për shkak se konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka rritur shqetësimet për......
Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror/ 30.2% më shumë fluturime komerciale krahasuar me një vit më parë
Fluturimet komerciale në Shqipëri vijuan rritjen me ritme të larta edhe gjatë muajit qershor, duke e renditur vendin ndër performuesit më të mirë në Europë.......
Si ndryshuan eksportet në gjysmën e parë të vitit? Mineralet, metalet dhe makineritë kompensojnë rënien e tekstileve
Eksportet shqiptare e mbyllën gjashtëmujorin e parë të vitit me rritje, por zgjerimi vazhdon të mbështetet te një numër i kufizuar grupesh mallrash.......
Konsumi rritet me 89 milionë euro/ 6-mujori, buxheti arkëtoi 443 milionë euro nga TVSH e brendshme
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një rritje të ndjeshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të......
FIFA, 15 mld dollarë nga Kupa e Botës - Të ardhura rekord që tejkalojnë pritshmëritë
FIFA do të njoftojë një rekord prej 15 miliardë dollarë të ardhura nga Kupa e Botës, duke tejkaluar ndjeshëm objektivat e vendosura para turneut. Fillimisht,......
Projekti i ri "Korridori Jetësor i Energjisë" - Synohen dy milionë fuçi naftë në ditë nga Iraku në Mesdhe
Në një veprim strategjik që po ndryshon rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë në tregun ndërkombëtar të energjisë, Iraku dhe Siria kanë nënshkruar një memorandum......
Raporti 6 mujor, kryhen mbi 5.300 inspektime - Muçaj: Aksidentet fatale në vendin e punës u ulën me 50%
Inspektorati Shtetëror i Punës ka shtuar kontrollet në terren gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Nga janari deri në qershor janë kryer 5 mijë e 371......
Mbi 201 mijë mjete iu nënshtruan kontrollit teknik - DPSHTRR publikon shifrat e gjysmës së parë të vitit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikon bilancin e kontrollit teknik dhe regjistrimit të mjeteve për periudhën janar–qershor......

