Shqipëria Postuar më 10 Prill 2026, 10:51

AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026

Nga SCAN TV

AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 64.6 milionë lekë nga 49.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 31%, duke reflektuar një performancë të përmirësuar dhe të qëndrueshme financiare.

Analiza mujore tregon një trend të qartë rritës përgjatë gjithë periudhës janar–mars 2026, krahasuar me të njëjtët muaj të një viti më parë. Veçanërisht, muaji mars ka shënuar nivelin më të lartë të të ardhurave, duke konsoliduar tendencën pozitive.

Ky rezultat është arritur si pasojë e një sërë masash konkrete, ndër të cilat zgjerimi i kontratave të reja të qirasë; forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të pasurive; si edhe rritja e efikasitetit në menaxhimin financiar dhe operativ.

Përmirësimi i performancës në administrimin e pasurive reflekton një qasje më të strukturuar dhe transparente në përdorimin e aseteve, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për agjencinë dhe përdorimin e mëtejshëm të tyre në mbështetje të agjencive ligjzbatuese.

AAPSK mbetet e angazhuar të përmirësojë më tej proceset e administrimit të pasurive, zgjerimin e kontratave të qirave dhe rritjen e mëtejshme të të ardhurave. Këto janë të ardhura vetëm nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, pa përfshirë të ardhurat nga ankandet apo interesat e llogarive bankare.

Ecuria pozitive e 3-mujorit të parë shërben si një tregues i rëndësishëm i përmirësimit të menaxhimit të pasurive dhe një bazë e qëndrueshme për performancë edhe më të lartë në vijim të vitit 2026.

AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat