AAPSK publikon katalogët e përditësuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara.
Këta katalogë janë publikuar fillimisht për herë të parë gjatë muajve shkurt dhe mars 2025 dhe tashmë janë përditësuar për të reflektuar të gjitha ndryshimet, zhvillimet dhe lëvizjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2025 deri në fund të tij, në kuadër të administrimit të pasurive nga AAPSK. Përditësimi i tyre përfaqëson vijimësinë e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës inventarizimi të pasurive të vendosura nën administrimin e Agjencisë.
Publikimi dhe rifreskimi i katalogëve synon rritjen e transparencës, forcimin e llogaridhënies institucionale dhe garantimin e aksesit të hapur në informacion për qytetarët, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara. Katalogët ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, statusin ligjor të tyre dhe mënyrën e administrimit nga AAPSK.
Në lidhje me këtë proces, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, u shpreh:
“Publikimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i katalogëve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është një angazhim konkret i AAPSK për transparencë dhe administrim të përgjegjshëm. Për herë të parë, këto pasuri po dokumentohen dhe bëhen publike në mënyrë të strukturuar, duke krijuar një standard të ri në administrimin e tyre dhe duke forcuar besimin e publikut dhe institucioneve në këtë proces.”
AAPSK sqaron se vlerat e pasurive të pasqyruara në katalogë, të shoqëruara me pasaportat përkatëse, nuk përfaqësojnë vlerën e tyre të tregut. Këto vlera janë referuese dhe janë marrë në bazë të dokumentacionit zyrtar dhe dosjeve hetimore përkatëse. Publikimi i pasurive realizohet për qëllime transparence dhe informimi, dhe nuk ka si objektiv shitjen apo tjetërsimin e tyre.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mbetet e angazhuar në zbatimin e parimeve të ligjshmërisë, eficiencës, transparencës dhe interesit publik, duke garantuar një administrim sa më të rregullt dhe profesional të pasurive që i janë besuar.
Katalogët e përditësuar për vitin 2025 janë tashmë të disponueshëm për konsultim në faqen zyrtare të AAPSK.
“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare, përfitimi për bizneset nis pas 15 ditësh
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar sot 7 ligjet e Paketës Fiskale, mes të cilëve edhe I ashtuquajturi ligji i “Paqes Fiskale”. Ligjet hyjnë në fuqi pas 15......
Këshilli i Ministrave miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029. Dokumenti përcakton përparësitw strategjike të......
Vendimi, Qeveria emëron drejtoreshën e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Marjeta Përlalës si drejtoreshë të Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. V E N D......
Balluku: Shqipëria dhe OKB drejt kornizës së re të bashkëpunimit 2027–2031
Zv.kryeministrja njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv midis......
“Vlon” kërkesa për kredi nga shqiptarët - BEI: Tregu financiar, aktiv. Bankat “frenojnë” huanë për banesa
Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të......
Reformat në sektorin hekurudhor - Komuniteti i Transportit: Ndarja në 4 kompani, konsolidimi pritet brenda 2026-ës
Zbatimi i reformave në sektorin hekurudhor në Shqipëri po ecën me ritme të moderuara, duke arritur një nivel zbatimi prej 45%, sipas raportit të Komunitetit......
Pagesa e taksës së mjeteve/ DPSHTRR: Tashmë 100% online përmes platformës e-Albania!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes......
“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani......


