Shqipëria Postuar më 25 Maj 2026, 10:10

AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”

Nga SCAN TV

AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”. Në takim mori pjesë Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Andre Rizzo, përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve nga vende të ndryshme të botës. 

Në fjalën e saj hapëse, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar nuk përfundon me sekuestrimin apo konfiskimin e aseteve kriminale, por vijon me administrimin profesional, transparent dhe eficient të tyre, si edhe me kthimin e këtyre pasurive në dobi të qytetarëve dhe komunitetit.

Ajo nënvizoi se autoritetet shqiptare kanë marrë një angazhim ndërkombëtar që të paktën 50% e pasurive të konfiskuara të përdoren në funksion të institucioneve ligjzbatuese dhe komunitetit, objektiv që sipas saj është tejkaluar gjatë vitit 2025.

Kryeadministratorja Xhaja u ndal edhe te rritja e konsiderueshme e volumit dhe kompleksitetit të pasurive nën administrim, duke theksuar se AAPSK menaxhon qindra prona, automjete, biznese dhe asete të tjera me vlerë të konsiderueshme ekonomike, çka kërkon forcim të kapaciteteve administrative dhe koordinim të vazhdueshëm me institucionet e drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese.

Në vijim, ajo evidentoi përmirësimin e administrimit ekonomik të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke bërë të ditur se të ardhurat e siguruara nga qiradhënia dhe përdorimi i këtyre aseteve janë rikthyer në funksion të forcimit të institucioneve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Sipas saj, AAPSK ka kontribuar me fonde dhe pajisje për Policinë e Shtetit, SPAK, Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe institucione të tjera të sistemit të drejtësisë.

Një fokus i veçantë gjatë konferencës iu kushtua ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara. Kryeadministratorja e AAPSK theksoi se këto pasuri nuk duhet të mbeten pasive apo të degradojnë, por të transformohen në hapësira dhe shërbime në funksion të komunitetit, edukimit, kulturës dhe zhvillimit social. Ajo solli në vëmendje edhe raste konkrete të transformimit të pronave të konfiskuara në hapësira komunitare dhe projekte në shërbim të qytetarëve, në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Znj. Xhaja falënderoi partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar gjithashtu projektet e organizatave vendase që kanë përfituar mbështetje nga AAPSK.

Në përfundim, Kryeadministratorja e AAPSK theksoi se evoluimi i formave të krimit financiar, përdorimi i teknologjisë dhe kompleksiteti në rritje i aseteve kriminale kërkojnë forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbim të vazhdueshëm të eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Konferenca vijoi me panele diskutimi mbi koordinimin ndërinstitucional në procesin e konfiskimit, administrimin e pasurive kriminale dhe modelet e ripërdorimit social të tyre, me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe përfaqësuesve nga Shqipëria, Bashkimi Europian dhe vende të tjera partnere.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......