AAPSK në Workshopin Rajonal të BAMIN/ Xhaja: Forcojmë bashkëpunimin, zgjerojmë nismat për ripërdorim social të pasurive të krimit
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të organizuar nga Rrjeti i Agjencive të Menaxhimit të Aseteve në Ballkan (BAMIN), në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit EU4FAST.
Takimi me temë “Planifikimi për Menaxhimin Efektiv të Aseteve: Konsiderata përpara sekuestrimit” mblodhi përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera anëtare e vëzhguese të BAMIN, për të shkëmbyer praktikat më të mira mbi planifikimin para sekuestrimit të pasurive, si një hap thelbësor për ruajtjen e vlerës së tyre deri në dispozicionin final.
Në fjalën e saj, znj. Xhaja prezantoi progresin e Shqipërisë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke theksuar veçanërisht ripërdorimin social të tyre si një praktikë tashmë të konsoliduar, por me objektiv për t’u zgjeruar më tej.
“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në menaxhimin e pasurive të sekuestruara, duke i kthyer ato nga problem i trashëguar në një mundësi për zhvillim social e ekonomik. Sot, pasuritë e konfiskuara, jo vetëm që administrohen, por ato edhe vihen në përdorim, duke i shërbyer komunitetit dhe në veçanti shtresave vulnerabël të shoqërisë. Janë një sërë nismash të ndërmarra falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, që gjej rastin t’i falenderoj, si edhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile. Ne synojmë t’i zgjerojmë më tej këto projekte,” – u shpreh znj. Xhaja.
Ajo vuri në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të praktikave më të mira, ndërsa shtoi se përvoja shqiptare po shërben gjithnjë e më shumë si model për disa vende të rajonit.
“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është një vlerë e shtuar që ne kemi zgjedhur ta promovojmë, sepse kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia dhe shteti i së drejtës,” – theksoi Kryeadministratorja e AAPSK.
Workshopi u fokusua në kuptimin e standardeve të reja të BE-së dhe FATF-it mbi menaxhimin e pasurive, analizimin e praktikave aktuale në rajon dhe identifikimin e barrierave që pengojnë zbatimin e suksesshëm të planifikimit para sekuestrimit. Konkluzionet dhe rekomandimet e këtij workshopi do t’i shërbejnë aktorëve rajonalë për të forcuar më tej kapacitetet e tyre në këtë fushë.

100 milionë euro në vit për fermerët - Rritet mbështetja. Formulë evropiane, 150 mijë përfitues
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit. Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i......

BYD, makina më e shitur në BE - Kalon Tesla-n për të dytin muaj me radhë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD shiti tre herë më shumë makina të reja në Bashkimin Evropian gjatë gushtit 2025 sesa në gusht 2024, duke......

BE, gati tarifat për naftën ruse - Pas presionit në rritje nga Donald Trump
Komisioni Evropian po punon për të vendosur tarifa për naftën ruse që ende hyn në tregun e përbashkët nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovakisë mes presionit në......

Cilat janë rreziqet më të mëdha ekonomike për vendet e BERZH në Europë?!
Disa nga vendet e Europës Qendrore, përfshirë Hungarinë, Rumaninë dhe Slloveninë, kanë parë perspektivat e tyre ekonomike të përkeqësohen ndërsa tarifat......

Kosova dhe Shqipëria udhëheqin rajonin - BERZH parashikon rritje të ekonomisë, përkatësisht me 3,9% dhe 3,5%
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar projeksionet për ekonomitë e vendeve anëtare gjatë këtij viti dhe atij pasardhës. Sa i përket......

‘Autobus pa shofer’ - A është ky transporti i së ardhmes?
Madridi ka një mjet publik të ri të përkohshëm: një minibus elektrik plotësisht autonom që synon të sjellë më afër lëvizshmërinë e së ardhmes dhe të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Paundi britanik në rritje!
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 82 lekë......

Turqia do të blejë gazin nga SHBA - Nënshkruan marrëveshje 20-vjeçare me Mercuria
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje 20-vjeçare me kompaninë tregtare Mercuria për të blerë gaz natyror të lëngshëm amerikan, ndërsa Presidenti i SHBA-së......