AAPSK merr pjesë në Workshop-in Rajonal mbi Rikuperimin e Aseteve, organizuar nga UNODC në Tiranë
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar më 22–23 Korrik në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale.
Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, znj. Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik.
“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është jo vetëm një mënyrë efektive për të kthyer drejtësinë në komunitet, por edhe një mundësi për të ndërtuar besimin e qytetarëve te institucionet,” – u shpreh znj. Xhaja, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë proces.
Z. Xhaja shprehu gadishmërinë e AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si edhe me aktorët e tjerë vendas, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe nismave për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.
Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, si edhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.
Workshop-i mblodhi përfaqësues nga zyrat e rikuperimit të aseteve edhe nga vendet të rajonit, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme.

SHBA me plan të ri të inteligjencës artificiale/ Lehtëson rregullat mjedisore dhe zgjeron ndjeshëm eksportet
Administrata Trump publikoi një plan të ri të inteligjencës artificiale që synon të lehtësojë rregullat mjedisore dhe të zgjerojë ndjeshëm eksportet te......

NATO certifikon Autoritetin e Aviacionit Civil/ Vlerësim katërvjeçar për Shqipërinë. Standardet ajrore, të përmbushura
Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur zyrtarisht nga NATO për “Vlefshmërinë Ajrore”, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të sigurisë që kërkon......

Skema e investimeve, lidhen 251 kontrata/ Në 4 muaj janë disbursuar fondet për 7 përfitues
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka lidhur 251 kontrata me bizneset në fushën e bujqësisë gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti nga të cilat janë......

Qershori, rekord në rimbursimin e TVSH për bizneset/ 6-mujori, sipërmarrjet marrin mbrapsht 111 milionë euro
Në gjysmën e parë të vitit, bizneset kanë marrë mbrapsht rreth 111 milionë euro TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas muajve,......

Hidrogjeni i gjelbër është shumë i shtrenjtë/ Shumë kompani po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet
Zhvilluesit e hidrogjenit të gjelbër po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet në të gjithë botën, duke rritur mundësinë e një mbështetjeje më të gjatë......

Greqia, plan kombëtar për mungesën e ujit/ Mitsotakis: Përgatitemi për sfidat kryesore të 30 viteve të ardhshëm
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar një plan për trajtimin e problemit në rritje të mungesës së ujit. Plani kombëtar adreson nevojën......

“Qendrat e të dhënave, me burime të rinovueshme”/ Kreu i OKB-së, Guterres i bën thirrje sektorit të teknologjisë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të furnizojnë me energji 100% të rinovueshme ndërtimin e......

BE-SHBA, pranë marrëveshjes tregtare/ Zyrtarët amerikanë janë "optimistë" se një marrëveshje mund të jetë e afërt
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se negociatat midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje tregtare po bëjnë përparim.......