AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara!

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar shpërndarjen e ndihmave materiale për institucione të kujdesit social në vend.
Katër qendra – “Qendra e Dhunës Kamëz”, “Tjetër Vizion” në Elbasan, “Qendra Vatra” në Vlorë dhe “Shtëpia e Fëmijës Shkodër” – janë mbështetur me veshje, pajisje elektronike, produkte kozmetike dhe materiale të tjera të domosdoshme për përmirësimin e kushteve të kujdesit ndaj grave, fëmijëve dhe të rinjve në nevojë.
Kjo nismë është pjesë e politikës së përdorimit social të pasurive të konfiskuara, në përputhje me praktikat europiane që synojnë kthimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit.
Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja u shpreh se përdorimi social e kthen pasurinë e konfiskuar në vlerë për shoqërinë.
“Ky është një prej momenteve ku drejtësia dhe solidariteti takohen në praktikë. Pasuritë e konfiskuara, më parë simbol i paligjshmërisë, po kthehen sot në mjet mbështetjeje për njerëzit në nevojë. Ky është thelbi i përdorimit social – kthimi i pasurisë së paligjshme në shërbim publik dhe në vlerë për komunitetin,” u shpreh Xhaja.
Ndërsa Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi theksoi se modeli i bashkëpunimit me AAPSK po përkthehet çdo ditë e më shumë në ndihmë konkrete për qytetarët.
“Ky bashkëpunim me AAPSK-në është një shembull i qartë se si institucionet mund të bashkojnë burimet dhe misionin për t’u ardhur realisht në ndihmë kategorive vulnerabël. Materialet e dhuruara do të ndihmojnë drejtpërdrejt qendrat tona sociale në ofrimin e shërbimeve më dinjitoze për gratë, fëmijët dhe të rinjtë në nevojë,” – deklaroi Xholi.
Në vijim, AAPSK ka paralajmëruar se do të zgjerojë bashkëpunimin me rrjetin e qendrave sociale nëpërmjet projekteve të përbashkëta me partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë, me synimin që çdo pasuri e konfiskuar të kthehet në një aset për shoqërinë.

Greqia “përcjell” gazin amerikan në Evropë - Ka trefishuar importet e LNG-së që nga viti 2019
Greqia po shndërrohet në një pikë hyrëse kryesore për gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, që shkon më pas drejt Bullgarisë, Moldavisë, Ukrainës,......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm - Miratohet ligji. Shërbimi përfshin një trajnim dymujor për të rinjtë
Parlamenti i Kroacisë votoi rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ndërsa tensionet janë shtuar në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga......
Eurozona, drejt rimëkëmbjes? - Sektori privat regjistroi rritjen ekonomike më të madhe në dy vjet
Gjatë muajit tetor, aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023. Ky ndryshim pozitiv erdhi kryesisht......
Mali i Zi dhe Italia ndërlidhin rrjetet e energjisë - Palët nënshkruajnë marrëveshjen me vlerë 500 milionë euro
Mali i Zi dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për lidhjen e tregut të energjisë elektrike. Ky partneritet hap gjithashtu rrugën për......
Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, projekti më i ri i ARRSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministre e MIE Belinda Balluku, inspekton zbatimin në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për projektin e ri të ARRSH për Mirëmbajtjen......
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet/ Si do të funksionojë skema dhe cilat janë përfitimet?
Qeveria shqiptare ka rikthyer projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Versioni i ri nuk sjell ndryshime të mëdha në thelb, por......
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Akordohen 364 mln lekë në buxhetin e këtij viti, kosto totale 1.8 mld lekë
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej......




