Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2025, 10:28

AAPSK jep në përdorim mjet transporti për Shtëpinë e Fëmijës në Bashkinë Shkodër

Nga Scan TV

AAPSK jep në përdorim mjet transporti për Shtëpinë e

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dhënë në përdorim një automjet transporti (furgon, i cili do të përdoret për nevojat e transportit të fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës në Bashkinë Shkodër. Kjo është një ndër nismat më të fundit në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit institucional me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të shfrytëzuar pasuritë e konfiskuara në funksion të qëllimeve sociale.

Dorëzimi i mjetit për Bashkinë Shkodër përbën një hap të parë drejt thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me synimin për të garantuar kushte më të mira për fëmijët që ndodhen në përkujdesje institucionale, si edhe për shtresat e tjera në nevojë.

Ky rast vjen pas një tjetër nisme domethënëse me Bashkinë Bulqizë, ku AAPSK ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet që do të përdoret për ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat e thella të kësaj bashkie.

Këto raste përfaqësojnë shembuj konkretë të transformimit të pasurive të përfituara nga krimi në instrumente për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj nevojave të shtresave vulnerabël.

AAPSK do të vijojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet qendrore dhe vendore për të zgjeruar rastet e përdorimit të pasurive të konfiskuara në shërbim të interesit publik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat