Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 17:03

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Nga SCAN TV

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e

Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja priti në një takim z. John Tacey, Drejtues për Financat e Paligjshme pranë Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin Kombëtar të Shefave të Policisë (NPCC) të Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi u zhvillua në nisje të vizitës zyrtare në Tiranë të ekspertit britanik, në kuadër të angazhimit të AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe implementimin e praktikave më të mira në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.  

Takimi pason diskutimet e zhvilluara mes palëve në kuadër të vizitës zyrtare të AAPSK muajin e kaluar në Londër dhe përcakton modalitetet për forcimin e bashkëpunimit me autoritetet britanike, si edhe rritjen e mbështetjes së tyre edhe në kuadrin rajonal.  

Gjatë takimit u evidentua rëndësia e rritjes së transparencës dhe eficiencës në proceset e administrimit të pasurive, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërshtetëror në këtë fushë. Palët ndanë eksperienca dhe praktika konkrete mbi funksionimin e mekanizmave respektivë, si dhe identifikuan fusha të mundshme për bashkëpunim të mëtejshëm teknik dhe strategjik.

Ky dialog përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të AAPSK dhe në përmbushjen e misionit të saj për të garantuar administrimin e drejtë, efikas dhe transparent të pasurive që janë subjekt i masave të sekuestrimit apo konfiskimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të mira evropiane.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat