AAPSK dhe UNICEF fuqizojnë bashkëpunimin: Trajnim për kriptomonedhat për përdorimin me impakt social!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social.
Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës nga AAPSK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Në hapje të aktivitetit përshëndetën Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, si dhe Christopher Fabian nga GIGA – Zyra Globale për Inovacionin e UNICEF.
Ky trajnim përfshiu njohuri bazë mbi funksionimin e teknologjisë blockchain dhe portofolëve dixhitalë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për përdorimin e fondeve në kripto për impakt të drejtpërdrejtë social. Në fokus të veçantë ishte krijimi i një “Crypto Reserve Fund for Children”, një model unik që synon të kthejë pasuritë dixhitale të konfiskuara në fonde që mbështesin mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Ky bashkëpunim është pjesë e një sërë projektesh që AAPSK dhe UNICEF do të vijojnë të zhvillojnë, në përputhje me politikat përkatëse të secilit institucion:
• AAPSK fokusohet në përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale dhe në ndërtimin e një modeli transparent dhe efikas të administrimit të tyre;
• UNICEF mbështet iniciativat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve, përmes inovacionit social, përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të zgjidhjeve teknologjike me impakt të qëndrueshëm.
Gjatë sesionit të specializuar mbi kriptovalutat, pjesëmarrësit nga AAPSK dhe institucionet e tjera patën mundësi të përfitojnë njohuri të rëndësishme praktike dhe teorike, si:
• Hapat teknikë për hapjen dhe menaxhimin e portofolëve elektronikë (wallets), përfshirë ruajtjen e sigurt të çelësave dhe përdorimin e USB-ve për akses të sigurt në asetet digjitale;
• Kuptimi i mënyrës së konvertimit të kriptomonedhave në monedha fiat dhe lidhja e këtij procesi me burimet financiare shtetërore;
• Njohja me praktikat ndërkombëtare nga BE dhe OECD për përdorimin e fondeve në kripto në mbështetje të programeve sociale dhe të fëmijëve;
• Diskutim mbi modelin për krijimin e një fondi të rezervës për fëmijët me burim nga kriptomonedhat e konfiskuara, si një praktikë që mund të shërbejë si shembull edhe për vende të tjera.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale për të përdorur asetet moderne në shërbim të të mirës publike, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë.

Në kërkim të pavarësisë bërthamore - BE, 240 miliardë euro për t’u shkëputur nga energjia ruse
Pasi ka nisur reduktimin e varësisë nga hidrokarburet ruse, Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së të gjitha lidhjeve energjetike me......

Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme - 4 milionë lekë për të rinjtë sipërmarrës në Durrës
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka autorizuar ndihmën shtetërore “grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, mbi......

Në Europë rritet “buka”, në Shqipëri argëtimi/ “Qejfi” na kushton rreth 5 herë më shumë se europianëve
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në......

Konsumojmë më pak se gjysma e europianit/ Indeksi i konsumit individual, renditemi në fund të Europës dhe rajonit
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2024, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Kjo......

Lejet e ndërtimit dhe pronat “furnizojnë” bashkitë - 185 mln euro nga infrastruktura, 77.4% i takon Bashkisë Tiranë
Pushteti vendor ka performuar pozitiv në mbledhjen e të ardhurave të veta vendore gjatë vitit 2024 krahasuar si me treguesit kombëtar të produktit të......

Kursi i këmbimit/ rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 84.8 lekë dhe është shitur me 86 lekë sipas kursit......

Trump, i gatshëm për luftë - Miraton sulmet ndaj Iranit, por heziton të japë urdhrin përfundimtar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk po jep urdhrin përfundimtar nëse do ta......

"World Economic Forum": Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju......