A po zgjerohen start up-et jashtë kryeqytetit? - Bajraktari: Investimet e huaja tërhiqen vetëm nga produktet me potencial global

Ekosistemi i start up-eve në Shqipëri po njeh zhvillim, por sipas konsulentes së bizneseve Anida Bajraktari, qasja në financime dhe mundësi mbetet ende e përqendruar në kryeqytet. Ajo shprehet se, edhe pse ka nisur të ketë më shumë projekte edhe në qytetet e mëdha, Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore ku lëvizin fondet dhe ku zhvendosen vetë sipërmarrësit e rinj.
“Mendoj që ka ndryshuar pak pjesa e shpërndarjes së programeve, granteve, financimeve dhe tashmë shumë projekte po fokusohen dhe në qytete të mëdhaja siç mund të jenë Korça që ka një hub inovacioni, mund të jetë Shkodra, Vlora, por që prap e gjithë veprimtaria, financimi dhe grantet janë shumë të përqëndruara në Tiranë kryesisht, po edhe sepse të gjithë ata që krijojnë startupe kanë lëcizur nga rrethet dhe janëe zhvendosur në Tiranë.”
Bajraktari ndalet edhe te rëndësia e granteve për start up-et, duke i konsideruar ato një nxitje të domosdoshme në fazën fillestare, por jo një zgjidhje të vetme mbi të cilën duhet të mbështeten sipërmarrësit.
“Përsa i përket financimit të start up-eve, një nga mënyrat e zakonshme të viteve të fundit kanë qenë grantet nga donatorët dhe nga agjenci shtetërore. Grantet mendoj se janë shumë të mira për t’i dhënë atë hovin e parë biznesit, për të ndërtuar produktin apo për të lançuar shërbimet në treg, por që start up-et nuk është mirë që të fokusohen vetëm të grantet sepse na bën pak përtacë dhe nuk përpiqemi aq shumë saç miund të ishte me forcat tona për të rritur start up-in tonë.”
Sipas saj, vështirësitë rriten sidomos kur një start up shqiptar synon tregun ndërkombëtar, pasi investimet e huaja janë të kufizuara për projekte që fokusohen vetëm në tregun lokal.
“Nga ana tjetër, nëse një start up shqiptar, do që të lançohet edhe në vende të tjera, prat ë zgjerohet, të bëj rritje, është e vështirë të gjej investime në një treg të vogël siç është Shqipëria. Dhe akoma më e vështirë kur tik e një produkt që është lokal, për tregun shqitpar apo për tregun rajonal, sepse ato që quhen IC, fokusohen më shumë në produkte që mund të jenë globale, në mënyrë që edhe reachi ose targeti që start up ka, është më i madh dhe rrjedhimisht fitimet janë më të mëdhaja dhe kthimi mbi investimit e atij investitori është dhe më i madh.”
Mbi 48 mld lekë për rrjetin e shpërndarjes - Plani 5-vjeçar i investimeve të OSSH, ulje e humbjeve dhe rritje e sigurisë së furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka dorëzuar për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin pesëvjeçar të investimeve për periudhën 2023–2027,......
37% e shqiptarëve blejnë online/ Tregtia me pakicë dhe sektori Informacionit me xhiron më të lartë vjetore
Që pas periudhës së pandemisë, blerjet dhe tregtia online nisën të fitonin gjithnjë e më shumë terren në shumë vende të botës, veçanërisht në Shqipëri, duke......
Shtëpitë private, ende në "modë" Shqipëria, mes vendeve që preferojnë banesat individuale. Spanjollët, në apartamente
Shpërndarja e popullsisë sipas llojit të banimit ndryshon midis vendeve të BE-së. Ky tregues gjithashtu ndryshon në varësi të faktit nëse jetoni në një......
Ekonomia turke ngadalëson ritmin - Zgjerohet me 3.7% në tremujorin e tretë të vitit
Ekonomia turke u rrit me 3.7% në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare, duke ngadalësuar ritmin e......
Parlamenti gjerman miraton buxhetin 2026 - Më shumë fonde për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë
Parlamenti gjerman miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen më pak fonde për ndihmat për zhvillimin. Dokumenti u miratua me votat e koalicionit......
Mbi 1 milion pasagjerë vetëm në muajin tetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon trendin rritës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë 2025-ës, duke arritur një rekord në muajin tetor me 1 milion e 48......
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe......
Jo kujdes shëndetësor falas për pensionistët e huaj - Franca synon t'i japë fund “parajsës” nga vendet jashtë BE-së
Pensionistët e huaj që ëndërrojnë të kalojnë pensionin e tyre nën diell në Rivierën Franceze mund të duhet të rishqyrtojnë planet e tyre nëse kujdesi......





