Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2025, 14:49

A po zbehet vlera e diplomave? - Vjerdha: Më shumë se gjysma e punëve ofrohen pa kualifikim

Nga Hamit Yzeiraj

A po zbehet vlera e diplomave? - Vjerdha: Më shumë se gjysma e

Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë po ulet në Shqipëri, ndërkohë që po zbehet edhe vlera që ofrojnë këto dokumente në tregun e punës në vend.

Një pjesë e madhe e njoftimeve të punësimit që publikohen në internet nuk kërkojnë kualifikime nga ana e punëmarrësit.

“Në fakt në analizën e tregut që ne kemi bërë, duke marrë të gjithë ato faqe që janë shtetërore apo private, njoftojnë apo publikojnë vende pune kanë rezultuar se të paktën se 54% e këtyre njoftimeve nuk kërkojnë një kualifikim specifik. Vetëm 26% prej tyre kërkojnë një kualifikim me një diplomë universitare”, shprehet Kolindo Vjerdha nga Qëndresa qytetare.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i të diplomuarve në harkun kohor të 5 viteve është ulur me 16%. Kjo nuk pengon që të rinjtë e shumtë, dhe jo vetëm, të bëhen pjesë e tregut të punës në Shqipëri.

“Ajo çfarë ne nuk ka gëzon në një fare mënyre është se prespektiva e të rinjve të drejtohet në këtë lloj tregu që nuk kërkon një kualifikim, por ofron një mundësi punësimi që ka një pagë të mirë, por jo kualifikimin” tregon në të tjera zoti Vjerdha.

Pjesa më e madhe e njoftimeve që publikohen në internet dhe nuk kërkojnë kualifikim mbeten ato të shërbimeve, si në sektorin e turizmit, i cili gjatë 3 viteve të fundit është zhvilluar masivisht dhe kërkesa për staf mbetet e lartë.

Po ashtu, edhe në sektorin e shërbimeve telefonike, ku shpeshherë pagat tejkalojnë edhe ato që kërkojnë kualifikime të larta.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat