Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2024, 13:21

A po vijon hetimi në qendrat estetike? - Ndoi: Jemi në fazën që merren deklarime nga subjektet

Nga Diamila Leka

A po vijon hetimi në qendrat estetike? - Ndoi: Jemi në fazën

Policia pak kohë më parë ndërmori një aksion ku u goditën qendrat estetike të cilat zhvillonin aktivitetin e tyre me mallra kontrabandë.

Në një intervistë për Scan Tv, Kreu i Drejtorisë për Krimet Ekonomike në Policinë e Shtetit, Gentjan Ndoi, theksoi se ky hetim po vijon.

“Aksioni bëri efektet e veta, aktualisht vazhdon hetimi për çështjen në fjalë, konkretisht janë të gjithë subjektet që janë kaluar nën hetim, po kontrollohen dhe po vëzhgohen dhe hetohet aktiviteti i tyre. Jemi në fazën që merren deklarime dhe bëhen veprime të tjera hetimore për shkak të këtij hetimi që është ndjekur. Thjesht hetimi është në vijim.”

Por a ka subjekte të reja në hetim aktualisht?

“Patjetër që kemi hetime për subjekte të reja, nuk do të thotë që me 30 kontrolle, janë kaluar në analizë gjithë subjektet e tjera. U kryen kontrolle në ato subjekte për të cilat ne kishim dyshime të arsyeshme që mund të kishim mallra kontrabandë. Gjatë kontrolleve rezultuam që 19 prej tyre kishin mallra kontrabandë ose kishin gjurmë të mallrave kontrabandë në posedim. Të cilët janë marrë nën hetim, janë marrë nën hetim administratorët, vetë subjekti juridik i tyre. Dhe hetimi vazhdon.”

Sipas Ndoit, sektorët të cilët kanë transaksione të mëdha financiare, siç është sektori i ndërtimit apo call center, janë nën vëzhgimin për të goditur evazionin fiskal apo krimin ekonomik.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat