Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2026, 14:11

A po e nxit shteti rritjen e pagave në sektorin privat? - Gjokutaj: Kërkon më shumë se lehtësirat fiskale

Nga Diamila Leka

A po e nxit shteti rritjen e pagave në sektorin privat? - Gjokutaj:

Rritja e pagave në administratën publike ka rikthyer në vëmendje debatin mbi nivelin e pagave në sektorin privat dhe mënyrat se si mund të nxitet rritja e tyre. Ndryshe nga vendimmarrja në sektorin shtetëror, biznesi privat funksionon mbi logjikën e tregut, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë.

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, vlerësonë se rritjet e pagave në administratë nuk përkthehen automatikisht në të njëjtin ritëm edhe për kompanitë private, të cilat përballen me kosto dhe kushte të tjera operim

“Mendoj që jo direkt, pasi rritja e pagave e mirëfilltë që ndodhi në vitet 2024-2025, nuk arriti dot të motivonte sektorin privat për të ndjekur të njëjtin ritëm pasi ka rregulla të tjera, vendimmarrja nuk është politike, por është vendimmarrje e diktuar nga tregu dhe nga ajo çfarë kompanitë dhe bizneset kanë vet, porn ga ana tjetër ka të bëjë me mënyrën sesa ekonomia është konkurruese. Në kushtet kur këto nuk ndodhen, natyrisht sektori privat qëndon në një vendimmarrje në rritje, por në një rritje të tillë që mos t’i rëndojë kostot e përditshme e të bërit biznes.”

Ndër të tjera thekson se nxitja e rritjes së pagave në sektorin privat nuk duhet të mbështetet vetëm te masat fiskale apo financiare, por te një qasje më e gjerë reformuese në tregun e punës.

“Së pari nismat nuk duhet të jenë financiare dhe fiskale, por duhet të jenë në lidhje me tregun e punës, pra një reformim të tregut tëpunës, në kuadër të mënyrës sesi do i qasen punonjësit të rinj, me qëllim që të rritet ajo pjesë e vlefshmërisë, për të rritur produktivitetin e bizneseve, nga ana tjetër pjesa që ka të bëjë me mënyrën sesi konkurrueshmëria në vend do të duhet të ndryshonte dhe formalizimi i tyre me qëllim  që të gjitha këto sëbashku ta bëjnë biznesin të interesuar që të ketë kosto sa më të lirë në kuadrin e shtrenjtimin e kostos së punës dhe nga ana tjetër një qasje më produktive sa i përket mënyrës sesi ai do operojë, jo thjesht në përditshmëri, por edhe në aspektin afatmesëm dhe afat gjatë.”

Sipas Gjokutajt, lehtësira fiskale është një ndihmë e përkohëshme por nuk është nxitje, sepse sipas tij ajo nuk e shtrin efektin për aq kohë sa duhet rikuperim i kostove në tregun e punës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat