A po dalin eksportet nga kriza? - Zusi: Shumë biznese i kanë braktisur, po rikonceptojnë prodhimin

Pas dy viteve të vështira për sektorin e eksporteve, bizneset shqiptare vijojnë ende të ndjejnë pasojat e krizës së kursit të këmbimit dhe rënies së euros. Një pjesë e kompanive nuk kanë arritur t’i mbijetojnë goditjes, ndërsa të tjerat janë detyruar të tkurrin aktivitetin, të mbyllin degë apo të ridimensionojnë prodhimin. Ekspertët e fushës thonë se viti 2025 shënon njëfarë stabilizimi, por situata mbetet sfiduese.
Alban Zusi, ekspert: “Pas dy viteve fortune, për eksportet shqiptare ku një pjesë nuk rrezistoi dot, një pjesë tjetër u detyrua të tkurret, përfshirë edhe biznesin që unë drejtoj. Viti 2025 duket sikur po stabilizohej disi, ndonëse euro nuk ka ndalur së rënuri, përsëri vazhdon të krijoj shqetësime por është disi pak sa I stabilizuar për sa ka ngelur dhe për aq pjesë sa ato kanë mbajtur, sepse ka biznese eksportuese që kanë dalë fare nga tregu por ka dhe biznese që shkurtuar disa degë të tyre dhe kanë mbajtur një pjesë. Dhe po përpiqen të gjithë të bëjnë një lloj rinxhinieringu të aktivitetit të tyre, një pjesë po përpiqen të mos eksportojnë më, po përpiqen të prodhojnë për tregun vendas, dhe kjo është ndoshta një ndër alternativat më të mira për këto lloj situate, ndërsa një pjesë duke ndryshuar prodhimin, teknologjinë, tregjet dhe duke ndryshuar edhe konceptin në funksion të zgjerimit të zinxhirit prodhues për të bërë sa më shumë gjëra vetë, me qëllim që të jesh sa më artraktiv ndaj tregjeve ndërkombëtare. Pasi tregjet ndërkombëtare sot janë goxha të specializuara në tregtim, dhe ato duan që të kenë në funksion të tyre, biznese që ua mbarojnë të gjithë ciklin.”
Sipas Zusit, shumë prej kompanive po orientohen drejt rishikimit të modelit të biznesit, duke zëvendësuar eksportet me prodhimin për tregun e brendshëm, apo duke investuar në teknologji dhe produkte të reja që u mundësojnë të rrisin vlerën e zinxhirit të prodhimit. Ky rikonstruktim është shndërruar në domosdoshmëri për mbijetesën e sektorit, ndërsa një pjesë e bizneseve raportojnë ulje të ndjeshme të vlerës së eksporteve.
“Ajo çfarë unë me biznesin tim kam bërë ka qenë kryesisht, rikonceptim I produkteve, modifikim, disa investime të shpejta në teknologji për ta ndryshuar produktin dhe për ta pështatur nga eksportet në produkt për konsumatorin vendas. Është ulur vlera e eksportit, jemi 55-60% vlera e eksportit. Ama jemi të kënaqur se kemi hapur treg vendas, dhe me një afatgjatësi. Si parashikohet 2026, unë besoj se përsëri do jetë një viti ku do përpiqen eksportuesit të shërojnë plagët e krijuara, do përpiqen të stabilizohen, të rikrijojnë likuiuditetin e humbur, dhe në fund të 2026 do jenë gati për një fillim të mirë të 2027.”
Për eksportuesit, mbetet thelbësore përshtatja e modeleve të prodhimit me realitetin e ri ekonomik dhe rënien e vazhdueshme të euros.
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......
Pagesat digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve të zhvilluara - ‘Cashless Albania 2030’, transformimi i pagesave nis nga viti 2026
Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike, cash me nisjen e nismës “Cashless......
Kina nuk ka “nevojë” për SHBA-në - Eksportet totale rriten me 6%, pavarësisht tkurrjes së importeve amerikane
Eksportet e Kinës u rritën me 5.9% në nëntor, duke kapërcyer pritshmëritë dhe duke rikthyer trendin pozitiv në vend. Rritja e eksporteve totale ka ardhur......
Volkswagen, 160 mld euro deri në 2030 - Kompania përballet me sfida të mëdha në tregjet e SHBA-së dhe Kinës
Volkswagen ka njoftuar një plan investimesh prej 160 miliardë eurosh deri në vitin 2030. Kompania përballet me rënie fitimesh dhe presion të fortë në tregjet......
Drejtorët e ARRSH dhe KESH në arrest shtëpie/ Rama: Pezullimi i Ballukut lë 2 institucionet kyçe pa drejtim
Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të zhvillimeve kryesore......
Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA / Lideri amerikan vlerësohet për ndalimin e shumë konflikteve
Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë personi i parë që ka pranuar Çmimin e ri të Paqes nga FIFA gjatë hedhjes së shortit për Kupën e Botës......
Tatimet mbledhin 360 milionë euro në Nëntor/Rriten ndjeshëm të ardhurat, efekt konsumi dhe pagat
Administrata tatimore vijon perfomancën pozitive sa i takon rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në muajin Nëntor, të ardhurat nga tatimet......
Sistemi i pagesave, drejt modernizimit/ Sejko: Po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të nxitur pagesat elektronike
Shqipëria po vijon punën për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave. Në Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë, Biznesin, Inovacionin dhe......





