A po abuzojnë bizneset me punonjësit e huaj? - Qosja: Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje në subjekte
Për shkak të emigrimit të shqiptarëve, subjektet po hasin vështirësi për punonjës. E zgjidhje janë punonjësit e huaj.
Sipas inspektimeve të Inspektoriatit të Punës, në subjektet e kontrolluara nga 544 punonjës të huaj, vetëm 7 janë informal. Por për t’u ndalur te të gjithë punonjësit e huaj, a po shfrytëzohen në Shqipëri?
Erida Qosja, Drejtore e Drejtorisë së Inspektimeve:
“Në fakt termin shfrytëzim do doja ta përmendnim në një mënyrë jo të shtrirë për të gjithë punonjësit. Patjetër që ka disa shkelje ose moszbatim korrekt të disa dispozitave për punëmarrësit. Në momentin që një punëmarrës i huaj ka një leje pune, ai është i ekspozuar njëjtë si të gjithë punëmarrësit shqitparë në atë subjekt, sa i takon zbatimit të të drejtave të tij."
Por fokus i kontrolleve të inspektoriatit janë dhe kushtet e akomodimit të punonjësve të huaj, pasi është kusht i kontraktimit të tyre.
“Jemi të fokusuar dhe sidomos gjatë sezonit turistik edhe për verifikimin dhe kontrollin sesi u plotësohet punëmarrësve të huaj të drejtat për strehimin, ushqimin pasi vijnë nga vendet tjera dhe në momentin që puna është larg banesës, sigurisht kërkohen edhe disa kushte të tjera për këta punëmarrës. Por që janë pikënisje e kontraktimit të punësimit të tyre. Prandaj kemi nxitur që punësimi i tyre të bëhet përmes kanaleve zyrtare tëp unësimit, sepse gjasat janë që të kemi më pak parregullsi.”

A po zbehet vlera e diplomave? - Vjerdha: Më shumë se gjysma e punëve ofrohen pa kualifikim
Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë po ulet në Shqipëri, ndërkohë që po zbehet edhe vlera që ofrojnë këto dokumente në tregun e punës në vend. Një......

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm - Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?
Në sheshet e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera turistike në Shqipëri shpesh shohim grupe turistësh të shoqëruar nga guidat por edhe grupime të......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 79.33 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2025, në......

Tuneli i Llogarasë, masat për qarkullimin - Zv.Kryeministrja Balluku inspekton Qendrën e Monitorimit: Zbatoni rregullat!
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë tunelin e Llogarasë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të......

Cili profesion ka pagën më të lartë në Europë?
Pagat ndryshojnë shumë në sektorë dhe profesione në Europë. Ndërsa një numër vendesh pune po zhduken, po shfaqen edhe të reja. Disa role, si ato në kujdesin......

Ekonomia greke u rrit me 2.2% në janar-mars - Por, rënia e investimeve rrezikon realizimin e objektivit vjetor
Ekonomia greke u rrit me 2.2% në tremujorin e parë, treguan të dhënat paraprake nga Autoriteti Statistikor Helen (ELSTAT). Në të njëjtën kohë, investimet......

Bizneset, 91 mld lekë kredi për blerje pajisjesh - BSH: Huaja për këtë qëllim zë 18.7% të totalit të marrë nga ndërmarrjet
Megjithëse shumica e bizneseve në Shqipëri marrin kredi për pasuri të paluajtshme, nuk mungojnë as ato që marrin hua për investime që mund të jenë shumë të......

Vendimi i Trump hyn në fuqi - SHBA ndalon hyrjen e qytetarëve nga 12 shtete
Ndalimi i udhëtimeve në SHBA për qytetarët e 12 vendeve ka hyrë në fuqi, mes tensioneve në rritje mbi emigracionin. 12 shtetet e synuara përfshijnë......