Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2024, 11:07

A mund t'i rikthejë Paketa e Maleve emigrantët shqiptare të viteve '90? - Tashmë në prag pensioni mund të investojnë në Shqipëri  

Nga Hamit Yzeiraj

A mund t'i rikthejë Paketa e Maleve emigrantët shqiptare të

Stand up- Qeveria shqiptare ka njoftuar miratimin e një politike të re, që në thelb synon të nxisë emigrantët që të investojnë në trojet e të parëve të tyre. Paketa e Maleve, synon të sjellë stimuj dhe lehtësi fiskale për ata që vendosin të rikthehen në vendlindje.

Por a mund t’u shërbejë kjo paketë atyre që janë larguar nga Shqipëria në vitet ’90?

Pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria u përball me një eksod masiv, kryesisht të të rinjve. Dy vendet kryesore ku u përqendruan këta emigrantë ishin Italia dhe Greqia. Praktikisht, kur kanë kaluar 3 dekada, të rinjtë e viteve ’90, janë ata që po i afrohen moshës së daljes në pension. Historia ka treguar që brezi i parë i emigrantëve të një vendi, ka tendencën e rikthimit në vendlindje pas realizimit të objektivave të tij, si shkollimi i fëmijëve apo sigurimi i një mirëqenie të caktuar. Dhe në këtë rast, jo pak emigrantë shqiptarë janë në prag të pensionit dhe kjo paketë stimuluese, mund t’i bëjë ata që të rikthehen në vendlindje me një projekt rigjallërimi të pronës së tyre, ku subvencioneve e stimujve nga shteti, mund t’u shtojnë edhe pjesën e kursimeve që marrin në kthimin nga vendi ku ka emigruar.

“Ide e jashtëzakonshme. Është një praktikë që e kanë ndjekur dhe vendet e tjera që kanë patur nivel të lartë emigrimi, për të tërhequr emigrantët e gjeneratë së parë. Ka një domethënie pasi emigrantët e gjeneratës së parë kanë nostalgji për vendin e tyre, kështu që nga kjo pikëpamje ideja është pozitive.” Shprehet eksperti I ekonomisë, Selami Xhepa.

Ndërkohë, Shqipëria konsiderohet një parajsë fiskale për pensionistët italianë, të cilët vitet e fundit kanë treguar tendencën për t’u shpërnguilur në Shqipëri.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me pensionistët shqiptarë të Italisë, të cilët edhe falë mrrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë, mund të zgjedhin që të marrin pension italian dhe njëkohësisht të jetojnë në Shqipëri ku kosto e jetësës dhe regjimi fiskal janë më të ulëta.

“Turizmi i pensionistëve është pjesë e turizmit në vendet e botës. Shqipëria e ka fatkeqësisht të kufizuar vetëm me Italinë dhe diferenca është standardit i jetesës. Në Shqipëri me një pension Italian mund të bëjë një jetë më cilësore se në vendin fqinj. Shqipëria gjithashtu mund të targetojë dhe vendet Nordike, që për kushtet klimatike të vendit janë fovorizues për këta grupe individësh.” Shprehet zoti Xhepa

Në Shqipëri momentalisht numërohen rreth(Grafik.1) 720 mijë pensionistë, ndërsa nga krahu tjetër nga marrëveshja me Italinë pritet të përfitojnë rreth 500 mijë të tillë që punojnë në vendin fqinj.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.8 lekë dhe duke u shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat