Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 13:25

A mjafton akciza e re për frenimin e duhanpirjes? - Imami: Rritja nuk bazohet në inflacion, duhen ashpërsuar masat

Nga Fabjona Pasho

A mjafton akciza e re për frenimin e duhanpirjes? - Imami: Rritja nuk

Rritja e akcizës ka shtrenjtuar sërish çmimin e paketave të duhanit këtë fillim vit. Megjithatë, pavarësisht se çmimi rritet, konsumi nuk frenohet.

Sipas pedagout Drini Imami, një faktor tepër i rëndësishëm që ndikon në konsum është rritja simbolike e çmimeve, që nuk ndjek ritmin e inflacionit.

Imami thotë se studimet e kryera tregojnë se një faktor i rëndësishëm në lënien e duhanit është çmimi i paketave, veçanërisht tek të miturit.

Por, çfarë masash duhet të merren për uljen e pirjes së duhanit në masën më të madhe të popullsisë?

Me një llogaritje të thjeshtë, nëse marrim çmimin minimal të një pakete prej 300 lekë, nëse një person konsumon 1 paketë në ditë, në muaj ka një kosto prej 9 mijë lekësh. E gjithë barrë kjo që ndikon në ekonominë familjare, por jo vetëm.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat