A ka shpresë për rritjen e euros? Tafa: Duhet të përdoret më tepër politika monetare për zbutjen e kursit të këmbimit
Kursi i këmbimit euro-lek ka arritur në nivelet më të ulëta historike gjatë muajit korrik, ku 1 euro është këmbyer me përafërsisht 97 lekë. Por çfarë po ndodh me euron? Pse kemi një zhvlerësim aq të madh të monedhës evropiane, si dhe çfarë pasojash mund të sjellë kjo për ekonominë shqiptare?
Në një intervistë për Televizionin Scan, eksperti i ekonomisë Gjergji Tafa, u shpreh se paratë që sjellin emigrantët dhe të ardhurat e turistëve janë vetëm disa nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë rënie të euros.
“Euro ka kohë që ka krijuar një lloj ekspasioni në ekonominë shqiptare, për një sërë faktorësh. Faktorët kryesorë janë remitancat, ardhja e vizitorëve, e njerëzve që eksplorojnë Shqipërinë dhe këtu normalisht kemi flukse hyrëse të monedhës euro dhe kjo normalisht që krijon një presion shumë të lartë të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Tafa.
Sipas tij, duhet të prodhohet një politikë monetare që të ndihmojë më tepër në zbutjen e kursit të këmbimit.
“Të gjithë ato biznese të cilat importojnë janë në rezultat pozitiv, sepse blejnë me më pak kosto, kurse eksportet i godet shumë. Është fakt tashmë që euro po bën rreth dy vite që po performon nën 100 lekë, por kjo nuk do të thotë që ne domosdoshmërisht ta vendosim te 100 lekë kursin e këmbimit që të kemi performancë të mirë financiare. Në fund të fundit, qeveria është fitimtare, për të vetmen arsye sepse këstet e kredisë paguhen me më pak lekë, kështu që vetë si qeveri është në kushte komode, kurse dhe individët që i kanë këstet e kredisë në euro, përfitojnë. Ata që goditen më shumë janë prodhuesit dhe eksportuesit, ku qeveria qoftë nëpërmjet Bankës Qendrore duhet të prodhojë politika monetare në favor të qytetarit”, tha eksperti.
Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka tërhequr rreth 933 milionë euro nga tregu valutor i brendshëm, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe stabilizimin e kursit të këmbimit.

Moda e plazhit 2025 në QTU/ Ulje deri në -70%, aksesorët që po bëjnë namin këtë verë
Temperaturat që rriten çdo ditë kanë sjellë momentin ideal për të rifreskuar garderobën tuaj të plazhit. Dhe destinacioni më i kërkuar për këtë është......

Reshjet e shiut shuajnë zjarret/ Dy vatra janë ende aktive, 4 në monitorim dhe 46 janë shuar
Reshjet e shiut që kanë nisur në orët e para të së martës kanë ndikuar ndjeshëm në shuarjen e pjesës më të madhe të zjarreve në Shqipëri. Referuar të dhënave......

Shqipëria mikpret 18 të huaj çdo minutë! Bota po zbulon vendin tonë. Interes i lartë nga Izraeli, Egjipti dhe Kina
Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 4.76 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 4.8% krahasuar me vitin paraardhës. Ky......

Femrat punojnë më shumë me kohë të pjesshme/ Grupmosha e re dhe pensionistët e preferojnë më shumë
Të punuarit është një nevojë thelbësore për çdo qytetar, pasi përmes tij sigurojmë të ardhurat që na duhen për të përballuar shpenzimet dhe kostot e jetesës.......

“Reformohet” ligji për produktet jo-ushqimore/ Drafti në Konsultime Publike, në përputhje me rregullat e BE-së
Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është......

Hapen aplikimet për programet e studimit në universitete/ Viti akademik 2025–2026, maturantët mund të aplikojnë për 10 programe
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije hapjen zyrtare të aplikimeve për përzgjedhjen e......

“Uria globale, në rënie”/ Raporti i OKB: Pasiguria ushqimore shtohet në Afrikë
Nivelet globale të urisë ranë për të tretin vit radhazi në vitin 2024, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, ndërsa përmirësimi i furnizimit me......

Shqiptarët, të “etur” për internet/ AKEP: Konsumi mesatar mujor u rrit me 3%. Po përdorin më pak minuta dhe SMS
Shqiptarët po përdorin më shumë internet, por më pak minuta dhe mesazhe SMS. Të dhënat e sapopublikuara mbi tregun nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike......