A jemi gati të menaxhojmë miliardat e BE-së për bujqësinë? - Evropa vendos 18 piketa ndaj vendit për mbyllen e grupkapitullit 5

Në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave, ku mbyllja e Grupkapitullit 5 që përfshin bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikat rajonale dhe dispozitat financiare, varet nga përmbushja e 18 piketave të vendosura nga BE.
Bashkimi Evropian ka publikuar pozicionin negociues për grupkapitullin 5, ku shprehet se në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vendi duhet të krijojë një sistem modern për administrimin dhe kontrollin e tokave bujqësore dhe subvencioneve (IACS dhe LPIS). Po ashtu, Shqipëria duhet të ngrejë një agjenci pagesash të pavarur, e cila të garantojë menaxhim të rregullt të fondeve të BE-së për bujqësinë. Integriteti dhe transparenca në menaxhimin e fondeve IPARD janë thelbësore, duke përfshirë masa kundër korrupsionit dhe forcimin e kapaciteteve të AZHBR.
Ndërkohë, në kapitullin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë, Shqipëria duhet të paraqesë një program kombëtar për përmirësimin e kapaciteteve të përpunimit të produkteve me origjinë shtazore dhe të ushqimit për kafshët. Vendit i kërkohet të krijojë një zinxhir të sigurt për asgjësimin e nënprodukteve shtazore, si dhe të forcojë sistemin e kontrollit zyrtar për kafshët dhe produktet shtazore. Zbatimi i rregullave për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, ngritja e laboratorëve zyrtarë dhe pikave të kontrollit kufitar, janë pjesë e domosdoshme e përgatitjeve.
Në sektorin e peshkimit, Shqipëria duhet të dëshmojë se është në gjendje të zbatojë plotësisht Politikën e Përbashkët të Peshkimit. Kjo përfshin ngritjen e kapaciteteve të inspektimit dhe kontrollit me standarde të larta etike.
Nga ana tjetër, për politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturorë, vendi ynë duhet të tregojë se ka menaxhuar me sukses fondet e BE-së në menaxhim indirekt. Kërkohet një strukturë institucionale e qartë dhe funksionale, me kapacitete të mjaftueshme për programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave të kohezionit.
Rritja e bizneseve, përgatitet ligji për financimet kolektive - Hirtric: BERZH, mbi 60% të investimeve e ka në ndërmarrjet private
Java Globale e Sipërmarrjes, vijon me panele diskutimi mbi zhvillimin e sipërmarrjeve apo start up-eve. Në panelin e sotshëm, fokus ishte zhbllokimi i......
BE, 27% e PBB-së për mirëqenien sociale - Cilat vende evropiane shpenzojnë më shumë në këtë sektor?
Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian rritën shpenzimet për mirëqenien sociale në vitin 2024, me një zgjerim prej gati 7%, duke e çuar buxhetin total në......
Impianti diellor në Belsh - BERZH bën gati tenderin për projektin 40 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë gati tenderin për ndërtimin e centralit diellor në Belsh, një projekt i Korporatës Elektroenergjetike......
“Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve” - Kandidatja për drejtimin e AMF, Adela Xhemali prezanton platformën
Ish-zv.Ministrja e Financave, Adela Xhemali është kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në 5......
Gjermanët, më “dorështrënguar” për Krishtlindje - Sondazhi: Qytetarët do të shpenzojnë më pak për dhuratat e festave
Konsumatorët gjermanë planifikojnë të shpenzojnë më pak para për dhurata këtë Krishtlindje, megjithëse pritshmëritë për sezonin festiv mbeten të......
Furnizim “emergjent” me energji - ERE hap garën për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit: Rëndësi, pasi tregu i lirë po zgjerohet
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur zyrtarisht procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, i njohur si FMF, një shërbim thelbësor për......
Hungaria, ulje taksash për bizneset e vogla - Kryeministri Orban prezanton paketën me vlerë 272 milionë dollarë
Hungaria prezantoi një paketë uljesh tatimore për bizneset e vogla me vlerë deri në 272 milionë dollarë. Kjo paketë do të financohet me një rritje të taksës......
Shqipëria, 35% femra në parlament/ Tejkalojmë mesataren e BE dhe me rritje të lartë në rajon
Gjatë tre dekadave të fundit, shumë vende në mbarë botën kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, duke vendosur......





