A janë gati strukturat turistike për kontrollet tatimore? - Sinojmeri: Duhet të jenë në sinkron me ligjet e shtetit shqiptar

Strukturat turistike në vend po përballen me një fazë të re kontrollesh nga administrata tatimore. Drejtoria e Tatimeve ka prezantuar një plan sektorial për kontrolle të imtësishme në sektorin hotelier, duke shtuar presionin për zbatimin korrekt të ligjit.
Në këtë situatë, bizneset kanë nisur përgatitjet, por mbetet pyetja se sa gati janë realisht për t’i përballuar këto kontrolle pa u ndëshkuar?
“Ky vit e gjen më të konsoliduar turizmin në Shqipëri, falë kësaj experience 8-9 vjeçare, ku Shqipëria është e top listës turistike të Europës, dhe eksperienca e fituar tashmë me njësitë hoteliere, me shërbimet hoteliere që ofrojmë ne, dhe e gjithë kjo sipërmarrje që luan rol të madh në ekonominë e vendit, është një nga gjeneratorët kryesorë të ekonomisë shqiptare”, shprehet Arben Sinojmeri Drejtor i Shoqatës së Shefave dhe Kuzhinierëve Shqiptarë.
Sipas Sinojmerit, përballja me kontrollet tatimore kërkon një riformatim të mënyrës së funksionimit të bizneseve turistike. Fokus tashmë nuk është vetëm te shërbimi, por edhe te respektimi rigoroz i kuadrit ligjor.
“Unë mendoj që të gjithë administratorët dhe sipërmarrja turistike shqiptare, të jetë në sinkron dhe të jetë mbështetëse e reformave dhe sinkronizimit midis ligjit dhe veprimit. Koha bën të vetën, gjerat evolojnë dhe bashkë me to evolojnë dhe drejtimi dhe administrimi i subjekteve tregtare turistike. Sepse jam i bindur që tashmë çdo ditë njerëzit nxjerrin mësim, dhe do ti përgjigjen me korrektësi detyrimeve ligjore. Shteti bën punën e vetë, dhe bizneset duhet të kuptojnë që nuk është më siç ka qenë më përpara. Në këtë aspekt, edhe në kuadër të shoqatave dhe organizatave që udhëheqin industrinë turistike, bëjnë punën e tyre të madhe dhe të mirë për ndërgjegjësimin.”
Me një sezon turistik që pritet të jetë intensiv, strukturat hoteliere ndodhen përballë një testi të rëndësishëm, jo vetëm për të ofruar shërbim cilësor, por edhe për të respektuar rregullat fiskale. Formalizimi dhe përputhja me ligjin duket se do të jenë çelësi për të shmangur penalitetet dhe për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.
Qeveria, marrëveshje me AADF për arsimin - Rama: Standard ekselence nga Cambridge
Ministrisë së Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e......
Sa po kushton të zbulosh rivierën shqiptare? Çmimet rriten lehtë, por vendi mbetet ndër destinacionet më ekonomike në rajon
Eksplorimi i natyrës dhe bukurisë shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga arsyet kryesore pse turistët vendas dhe të huaj zgjedhin Shqipërinë si......
Rritet aktiviteti në bursën shqiptare të energjisë - Volumet e tregtimit në ALPEX u 2-fishuan në janar-mars 2026
Bursa shqiptare e energjisë elektrike, ALPEX, ka shënuar një rritje të ndjeshme të volumit të tregtimit gjatë 3 - mujorit të parë të vitit 2026, duke......
Tatimet mbledhin 408 milionë euro në Prill - Tejkalojnë planin me 12 milionë euro. Ndikim, antiinformaliteti
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat gjatë muajit Prill 2026. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që......
Masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore - Policia e Shtetit: Monitorime në akset kombëtare dhe qendrat urbane
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë një sërë......
Inteligjencë artificiale për skanimin e faturave në turizëm - Si do funksionojë procesi dhe kur konsiderohen bizneset në shkelje
Në nisje të sezonit turistik, strukturat e akomodimit, baret dhe restorantet do të jenë në shënjestër të administratës tatimore për monitorimin e lëshimit të......
“Porta e Alpeve”, çfarë sjell projekti 100 mln euro për veriun? - Yzeiraj: Më shumë turizëm, rritet vlera e pronës me 10-15%
Projekti ”Porta e Alpeve”, që do të shërbejë si një korridor blu midis bregdetit dhe veriut të Shqipërisë, pritet të nisë së shpejti, për ti dhënë një hov të......
Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në Shqipëri/ Tirana dhe Riviera kryesojnë investimet. Mbi 60% e blerësve, nga BE
Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të numrit të banorëve të huaj, ndonëse në nivele ende modeste krahasuar me vendet e tjera të......


