Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2025, 15:22

A janë gati bizneset për markat europiane? - Ekspertja Laknori: Legjislacioni është harmonizuar 100% me BE

Nga Diamila Leka

A janë gati bizneset për markat europiane? - Ekspertja Laknori:

Shqipëria është në proces integrimi në BE dhe bizneset do të jenë ndër aktorët kryesorë që duhet të përshtaten me rregullat, standardet dhe konkurrencën e tregut evropian. Por për t’u ndalur në pronësinë intelektuale, në çfarëe stadi janë sipërmarrjet përsa i përket regjistrimit të markave në standardet europiane?

“Shqipëria i ka haromonizuar 100% të legjislacionit, kam pasur fatin të jem dhe vetë pjesë e grupit të strategjisë së pronësisë intelektuale nga pjesa e ekspertizës më shumë. Kapitulli i 7 që ka të bëjë me pronësinë intelektuale, është i harmonizuar 100%. Së fundmi janë dy projektligjet e reja që sapo kanë hyrë në fuqi në gusht, mbi markat tregtare dhe patentat e shpikjeve. Në çdo ligj që bëhet në BE, e transfuzojmë në ligjet tona. E para për të ndihmuar veten, dhe hyrja në Eu, të bëhet sa më e përshtatshme dhe treta të përgatisim biznesin dhe konsumatorin se si do të jetë gjendja.”

Por cilat janë sfidat që një biznes mund të përballet gjatë procesit të regjistrimit të markës në standardet e BE?

“Shqipëria prej vitesh, ka transfozuar të gjitha marrëveshjet si vend kandidat, si dhe të gjitha traktatet mbi pronësinë intelektuale. Që do të thotë kur t’i bën një aplikim një Shqipëri, brenda 12 muajsh mund të bësh aplikim në organizatën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale në Gjenevë. Në të cilin ti merr mbrojtje, në 28 vendet. Kjo është e mirë, se në rast ser ke shkelur të drejtat e një marke tjetër nuk të aprovohet. Brenda këtyre 12 muajsh, të 28 vendet e BE të japin përgjigje nëse pranohet apo jo. Ka mmente që nuk pranohet. Duhet të bësh kërkim para se të bësh markën.”

Kriteret që duhet të regjistrosh një markë në standardet europiane nisin nga marka më e veçantë deri te përputhja me legjislacionin.

“Legjislacioni, marka duhet të jetë e veçantë, duhet të dallojë nga të tjerat, dhe nuk duhet të kopjojë një markë të mëparshme. Ky është kriteri, nëse ti hap një biznes të ri, duhet ta mendosh mirë. Duhet të shohësh nëse shkel të drejtat e një marke tjetër apo jo.”

Ekspertja Laknori këshillon që para se të krijosh një markë duhet të bësh kërkime për të mos rënë në kopjim të një marke ekzistuese e më pas mbrojtjen e saj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat