A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? - Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, në vitin 2025, 59% e bizneseve vlerësojnë se komunikimi me administratën tatimore është përmirësuar, një tregues ky në rritje krahasuar me periudhën 2019–2024. Megjithatë, ky perceptim mbetet më i ulët se niveli i regjistruar në vitin 2018, duke treguar se ende ka hapësirë për përmirësim të mëtejshëm në marrëdhënien mes biznesit dhe administratës tatimore.
Ndërkohë, për sa i përket shërbimeve elektronike tatimore, të dhënat tregojnë një trend më pozitiv që nga viti 2022, veçanërisht në drejtim të besueshmërisë, aksesit dhe cilësisë së të dhënave. Pavarësisht këtij përmirësimi, niveli i kënaqësisë së bizneseve mbetet ende më i ulët krahasuar me periudhën 2017–2019.
Sa i takon sistemit të fiskalizimit, në vitin 2025 vërehet një rritje e perceptimit pozitiv të bizneseve lidhur me kënaqësinë nga shërbimi ndaj klientit gjatë procesit të fiskalizimit. Megjithatë, sfidat mbeten, pasi 7 nga 10 kompani mendojnë se është e nevojshme krijimi i një shërbimi elektronik me mbështetje telefonike, për të adresuar problematikat që hasen në praktikë.
Në të njëjtën kohë, anketa evidenton edhe një trend rritës në pjesëmarrjen e bizneseve në trajnimet e organizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, veçanërisht ato që lidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor, fiskalizimin dhe ligjin mbi të ardhurat. Ky interes në rritje tregon nevojën e vazhdueshme të bizneseve për informim dhe qartësi mbi ndryshimet ligjore dhe procedurale.
Të kthyerit nga emigrimi, më të rrezikuar nga papunësia - BERZH: Riintegrimi në tregun e punës mbetet sfidë. Sa prej tyre duan të largohen sërish?
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Shqipërisë ka jetuar jashtë vendit. Sipas Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim......
Elektrifikimi i linjave hekurudhore - Gati rregullorja për standardet dhe kërkesat teknike për nënsistemin “energji”
Teksa disa linja hekurudhore elektrike pritet të vihen në funksion në vitet në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregulloren për......
111 mln euro për transportin dhe energjinë në Shqipëri - BERZH, financim rekord në 2025. Prezantohet Raporti i Tranzicionit, sfidë demografia
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një financim rekord prej 217 milionë eurosh për Shqipërinë gjatë vitit 2025, kryesisht për......
Pensionet dhe bonusi, 150 mln euro kalojnë në llogari - Akti normativ në Kuvend, Malaj: Mbështet shtresat në nevojë
Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit......
Ndalim rrjeteve sociale fëmijëve nën 15 vjeç - Asambleja Kombëtare e Francës miraton ligjin
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi ligjin për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me......
Buka, ku mbështetet Shqipëria? Analiza: Si ka ndryshuar gjeografia e furnizimit me drithëra të vendit
Importet e drithërave të Shqipërisë kanë kaluar një transformim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet ekonomike, por edhe......
“Dekriminalizoni plotësisht shpifjen dhe fyerjen” - Ndryshimet në Kodin Penal, Bino: Nuk përmbushen standardet e BE-së
Organizatat e shoqërisë civile dhe të lirisë së medias kanë kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes. Pak para nisjes së seancës ku pritet......
Sa e përballueshme është blerja e një shtëpie? Shqipëria në vendin e 33-të globalisht, duke ruajtur një raport gati mesatar
Indeksi i pronave ofron disa të dhëna të rëndësishme lidhur me përballueshmërinë e blerjes së pasurive të paluajtshme. Një nga treguesit kryesorë në këtë......


