A ia dinë shqiptarët vlerën pronës? - AMF: Zjarret sollën “zero” ndërgjegjësim për ta siguruar. Rënie me 1.5% të primeve
Me 128 zjarre që dogjën gati 60 mijë hektarë sipërfaqe, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme edhe në banesa, situata alarmante e kësaj vere nuk ka shërbyer si pikë kthese që shqiptarët të sigurojnë pronën e tyre.
Shifrat flasin për një rënie me thuajse 1.5% të primeve të shkruara bruto nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë në janar-gusht të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga ky produkt zbritën në 2 miliardë lekë.
Ndërsa primet nga sigurimi motorik shohin vetëm rritje, kjo dhe për arsye se është i detyrueshëm, prona mbetet një aset që sigurohet vetëm kur merret një kredi në bankë. E njëjta gjë vlen edhe për jetën.
Gjatë vitit të kaluar, primi mesatar për frymë ishte vetëm 103 euro, vlerë që mbetet shumë e ulët krahasuar me vende të tjera të Evropës dhe rajonit.
Nga ana tjetër, dëmet e paguara rezultojnë gjithashtu me një rënie më të thellë. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë këtij tetëmujori janë paguar afro 29% më pak dëme se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. E thënë ndryshe, kemi një zbritje të vlerës totale të dëmshpërblimit nga 428 milionë lekë në 304 milionë lekë.
Nëse bëjmë një krahasim ndërmjet sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, si dhe sigurimit nga dëmtime të tjera në pronë, pasi këto shiten si dy produkte të ndryshme nga kompanitë e sigurimit, shohim një rënie me 2.16% të primeve në rastin e zjarrit, tërmeteve, përmbytjeve apo rrufeve dhe një rritje me 2.16% të dëmtimeve të tjera në pronë, siç mund të jetë sigurimi nga vjedhja e shtëpisë.
Të gjitha këto janë dëshmi se ne priremi të harrojmë shpejt ngjarje madhore si zjarri apo tërmeti, të cilat shpesh kanë sjellë dëme të rënda si në terma të jetës ashtu edhe të pronës.

Zbulohet fabrika më e madhe e paligjshme e cigareve në Itali - Impianti ndodhej në një bunker në provincën Frosinone
Zbulohet fabrika më e madhe e paligjshme e cigareve në Itali, e fshehur në një bunker pranë Cassino-s në provincën Frosinone. Operacioni çoi në sekuestrimin......

Taksat mbi pasurinë në Evropë - Cilat shtete aplikojnë këto masa për individët?
Pabarazia e pasurisë është një realitet i dukshëm në mbarë botën, duke përfshirë edhe Evropën. Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në fillim të vitit......

Paketat turistike në gusht u shtrenjtuan me 12.8%/ Shqipëria, me rritjen më të vogël të çmimeve. Rajoni kap rekorde
Një pjesë e konsiderueshme e individëve zgjedhin të pushojnë duke përfituar nga pushimet turistike të organizuara nëpërmjet paketave, çmimet e të cilave......

Prodhimet bujqësore shqiptare, në tregjet e huaja - Në muajin gusht arritën në mbi 34 mijë ton. Rritje me 11%
Eksportet bujqësore shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në......

Francë, Lecornu përjashton taksën mbi pasurinë - Kryeministri i ri synon uljen e deficitit buxhetor në 4.7% për vitin 2026
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, përjashtoi rikthimin e taksës mbi pasurinë si dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve, ndërsa......

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke pësuar këtë mëngjes sërish zbritje nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është......

Thatësira kërcënon vajin e ullirit - Në Spanjë prodhimi po bie, ndërsa çmimet po rriten
Vaji i ullirit, i njohur si "ari i lëngshëm" i dietës mesdhetare, është sërish në qendër të shqetësimit. Në Spanjë, e cila prodhon pothuajse 50% të totalit......

Eurozonë, shtohen pritshmëritë për inflacion - BQE: Konsumatorët presin çmime të larta dhe rritje të dobët ekonomike
Konsumatorët në Eurozonë kanë shtuar disa nga pritshmëritë e tyre për inflacionin në muajin gusht dhe presin rritje më të lartë të të ardhurave gjatë vitit......