A i sigurojnë emigrantët pronat e tyre në Shqipëri? - Hajdarmataj: Në vendet nga ata vijnë, pagesat për frymë arrijnë në 2,000 euro në vit
Siç janë të shumtë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, ashtu është edhe numri i pronave që zotërojnë akoma në Shqipëri. Emigrantët kanë lënë pas banesa të tëra që shpesh janë vjedhur apo shkatërruar nga zjarri dhe tërmetet. Edhe më problematike janë rastet ku prindërit e tyre të moshuar jetojnë vetëm në këto banesa.
Sipas Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, vendet prej nga vijnë emigrantët kanë një kulturë sigurimi tepër të lartë, ku pagesat në vit arrijnë deri në 2,000 euro për frymë. Këtë kulturë, ata mund ta sjellin edhe në Shqipëri.
“Në fakt, në këtë periudhë është momenti realisht për t'u bërë thirrje edhe emigrantëve që vijnë për pushime, ta shfrytëzojnë këtë mundësi të kthimit të tyre 1 herë në vit për të bërë edhe sigurimin e pronës. Vendet nga ata vijnë, absolutisht që kanë një kulturë sigurimesh në nivel tepër të lartë, kam këtu parasysh mesataren evropiane që është 2000 euro për frymë, pra pagesat për sigurime në vit. Duke marrë parasysh që ata kanë prona që i kanë blerë në Shqipëri apo kanë prindërit e tyre që jetojnë vetëm nëpër apartamente dhe janë të rrezikuar qoftë jo vetëm nga ngjarjet e tyre, por nga përgjegjësia e një ngjarjeje që mund t'ju vijë nga komshiu”, tha Hajdarmataj.
Shqipëria është një vend shumë i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Në këto kushte, sigurimi i pronës, qoftë nga emigrantët apo shqiptarët brenda vendit, mbetet i domosdoshëm.
“Duke sjellë një kulturë të tillë ndërgjegjësimi në Shqipëri, ata i shërbejnë pronës që kanë, por gjithashtu kthehen mbrapsht të qetë, që në rast se në Shqipëri, në qytetin ku ata banojnë, ndodh një fatkeqësi natyrore, prona e tyre do të jetë e sigurt. E gjithë Shqipëria është pjesë e rrezikut nga tërmeti. Po ashtu, shohim zjarre të shtuara në jug, Shqipëri të Mesme apo veri. Edhe vjedhjet janë ndër ngjarjet që ata mund të sigurojnë pronat. Kështu që pse jo, duke ardhur për pushime ta sjellin edhe kulturën e sigurimit në Shqipëri dhe të kthehen mbrapsht të qetë që prona e tyre e ngritur me aq mund, do të jetë e mbrojtur nga një kontratë sigurimi me një kompanitë e sigurimit në Shqipëri”, theksoi Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në pesëmujorin e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës pësuan një rënie me 8%, ndërsa kontratat e sigurimit u rritën me 9% në krahasim me janar – maj 2024.

Franca heq dy festa zyrtare nga kalendari! - Bayrou: Duhet të punojmë më shumë për të prodhuar
Kryeministri francez Francois Bayrou propozoi heqjen e dy festave zyrtare si pjesë e një buxheti të shtrënguar prej 43.8 miliardë euro, edhe pse partitë e......

Rriten shitjet globale të makinave elektrike - Vetëm tregu amerikan në krizë!
Shitjet globale të automjeteve hibride elektrike dhe plug-in u rritën me 24% në qershor nga një vit më parë, pasi kalimi në automjete elektrike vijoi trendin......

Energjia në det të hapur - Studimi/ Portet europiane shumë mbrapa me instalimin. Afati i fundit viti 2030
Shumica e porteve europiane janë shumë mbrapa me instalimin e infrastrukturës elektrike në det të hapur të nevojshme për anijet të kalojnë nga karburanti......

Britania subvencionon makinat elektrike - Qytetarëve u ofrohet zbritje deri në 3,750 paund
Kostoja e disa makinave të reja elektrike në Britani së shpejti do të ulet deri në 3,750 paund sipas granteve që po prezantohen nga qeveria për të inkurajuar......

Futbolli i femrave mbështet turizmin zviceran - Interes i madh ndërkombëtar për “Euro 2025”, shpenzimet rriten me 27%
Bumi i vazhdueshëm në futbollin e femrave po i jep një shtysë shpenzimeve të turistëve që vizitojnë Zvicrën, gjatë verës, pasi vizitorë ndërkombëtarë po......

Tregtarët, në garë për të dërguar kafe në SHBA - Përpara hyrjes në fuqi të tarifës prej 50% nga 1 gushti
Tregtarët po bëjnë një garë me kohën për të shitur sa më shumë kafe braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se tarifa e re prej 50% e Trump mbi produktet......

Ura e re e Viroit/ Kumbaro: Garanton qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga kantieri i urës së re të Viroit, që po realizohet nga ARRSH, një investim me mbështetjen......

“Mesdheu Sekret”/ Forbes: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i pushimeve tuaja të ardhshme?!
“Riviera e Shqipërisë është sekreti më i mirëmbajtur i Mesdheut - plazhe të egra, asnjë mega-resort (ende) dhe arratisja e fundit e vërtetë para se të......