A është tani koha e duhur për të marrë një kredi? - Norma bazë e interesit prej 2.5%, më e ulëta që prej 2022. Lehtësohen kostot e huamarrjes
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit në 2.50%. Kjo është hera e parë që prej nëntorit të vitit 2022, që Banka Qendrore vendos nivele aq të ulëta të normës bazë.
Ulja e normës bazë të interesit rrit automatikisht kreditimin në ekonomi. Por çfarë do të thotë kjo konkretisht për qytetarët?
Nëse një Bankë Qendrore ul normën bazë, bankat e nivelit të dytë kanë gjithashtu të ngjarë që të ulin interesat e kredive për qytetarët. Kjo do të thotë se ata do të mund të marrin kredi me norma më të favorshme interesi. Megjithatë, normat bazë më të ulëta ndikojnë negativisht depozitat, pasi nënkupton se qytetarët do të marrin kthime më të ulëta nga kursimet e tyre në bankë.
Që prej nëntorit të vitit të kaluar e deri më tani, Banka e Shqipërisë e ka mbajtur normën bazë të interesit në 2.75%. Nga 2020 deri në 2025, normat bazë më të larta janë regjistruar në 2024, duke kapur nivelin prej 3.25%.
Pavarësisht se normat bazë të interesit kanë qenë shumë të larta në 2024, kredimarrja ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për këtë të fundit, Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime në maksimumin e kredisë që mund të japin bankat për të financuar blerjen e një shtëpie nga individët.
Ndërkohë, ulja e normës bazë do të favorizojë marrjen e kredisë nga sektorë të tjerë dhe për qëllime të tjera, jo vetëm për blerjen e një banese.
Normat bazë më të ulëta të interesit rezultojnë në vitin 2020 dhe 2021, të cilat zbresin në nivele prej 0.5%. Kjo e ka bërë kredimarrjen shumë më të lirë për qytetarët në atë periudhë.
Banka e Shqipërisë lëviz normën bazë të interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin, pra rritjen e çmimeve, nxitur aktivitetin ekonomik dhe të tjera.

Greqi, ishulli i Kretës përfshihet nga flakët - Rreth 3,000 persona evakuohen për shkak të zjarreve
Zjarret masive në ishullin e Kretës kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Valët e nxehtësisë ekstreme po përfshijnë Evropën, duke......

Cila do të jetë e ardhmja e Autoritetit të Ushqimit? - Pritet vendimi për pezullim/ Kalojnë në filtër burimet njerëzore
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU. AKU është shqetësimi më i madh, në vend që të jetë partneri më i rëndësishëm, është shqetësimi më i madh i......

Rekord në zhdoganimin e mallrave të akcizës - 6 -mujori/ Doganat arkëtojnë 36 milionë euro më shumë
Administrata doganore ka mbledhur afro 113.7 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, plani i......

Ratifikohet marrëveshja me BE për transformimin digjital - 44 milionë euro për digjitalizimin e shëndetësisë dhe arsimit
Është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për periudhën 2024-2027, për ekonominë dhe......

Si planifikon Italia të arrijë objektivin e NATO-s? - Projektet e infrastrukturës, “çelësi” për të rritur buxhetin e mbrojtjes
Italia ka rënë dakord të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen deri në vitin 2035, për të arritur objektivin prej 5% të NATO-s. Për të shmangur tronditje......

“Valët e nxehtësisë mund të ulin PBB-në evropiane” - Raporti: Temperaturat ekstreme do të sjellin pasoja ekonomike
Valët e nxehtësisë në Evropë priten të ngadalësojnë rritjen ekonomike me 0.5 pikë përqindjeje në vitin 2025. Temperaturat ekstreme gjithashtu mund të ulin......

BE, buxheti i ardhshëm “përçan” anëtarët - 14 shtete kundërshtojnë centralizimin e fondeve
Katërmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kundërshtojnë planet e Komisionit Evropian për buxhetin e ardhshëm. Sipas tyre, reforma centralizon menaxhimin dhe......

Blerja e mallrave, si do mbrohen konsumatorët? - Projektligji/ Masa administrative për tregtarët deri në 6 mijë euro
Konsumtarorët shqiptarët do të jenë më të mbrojtur sa i takon blerjeve të produkteve të ndryshme, duke pasur më shumë të drejta në raport me......