A është domosdoshmëri AI në turizëm? - Ozuni: Nuk e zëvendëson asnjëherë individin në këtë sektor

Inteligjenca Artificiale, pothuajse ka prekur të gjithë sektorët ndërsa, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja, në Riad të Arabisë Saudite në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism, gjatë fjalës së tij foli për rolin transformues të Inteligjencës Artificiale në turizmin global, duke theksuar përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar përvojën e vizitorëve, për të zgjatur sezonin turistik dhe për të diversifikuar ofertën turistike, duke përfshirë zonat rurale dhe komunitetet lokale.
Por në vendin tonë, a është domosdoshmëri përdorimi i inteligjencësartificiale për këtë sektor?
Ferjolt Ozuni – Ekspert turizmi:
“Inteligjenca artificiale, është një risi që po përdoret tashmë në të gjitha sektorët po mundohet t’i gjendet vendi edhe në industrinë turistike. Me ato të ashtuquajtura algoritme dikur, dhe sot mund të themi që industria turistike ka qenë pioneri kryesor i implementimit të zhvillimeve të inteligjencës artificiale në tërësinë e vetë, se më përpara kishim ato platformat të cilat mbi bazë të kërkesës për bileta avionic të ofronin dhe hotel edhe makinë me qira, sot mund të përdoret edhe në shumë aspekte të tjera, një nga ato është implementimi i inteligjencës artificiale në turet virtuale të mundshme, që po përdoret nga shumë muze të ndryshëm, në botë apo dhe objektiva turistik që janë të vështirë për t’u arritur nga persona të ndryshëm siç mund të jenë shpellat nënujore, nëndetare, shpellat që kemi dhe në shqipëri disa që nuk janë të aksesueshme për këdo, pra që do një gjendje fizike të mirë. Por që nuk do të mund ta zëvendësojë asnjëherë individin, sepse industria turistike bazohet gjithmonë në ndjenjat dhe perceptimin sit ë atij që e ofron shërbimin, dhe të atij që e merr shërbimin.”
Në projektbuxhetin e vitit 2026, është parashikuar të investohet për zhvillimin në turizëm për tre vitet e ardhshme rreth 270 milionë lekë.
Kryeqyteti “lind”, periferia “shuhet”/ Kontrasti i demografisë shqiptare. Shumica e qarqeve shënojnë rënie natyrore
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri ka shënuar rritje, duke arritur në 1,347 lindje më shumë sesa vdekje, sipas të......
Shqipëria digjitale, më pranë Evropës - Instituti vjenez: Lider në rajon për shërbimet publike elektronike
Një vlerësim vjen nga Instituti vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Austri dhe Think Europe Slloveni, në kuadër të nismës “Converge2EU”, e cila......
BE planifikon të krijojë një njësi inteligjence - Nisma synon forcimin e sigurisë evropiane, por nuk mungojnë kritikat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, planifikon të krijojë një njësi të inteligjencës së BE-së, që do të mbledhë informacion nga......
Gjermania, mbi 26 mld euro për modernizimin e ushtrisë - Investimet përfshijnë uniforma, pajisje personale dhe automjete të blinduara
Gjermania planifikon të ndajë gati 19 miliardë euro për të pajisur ushtarët me uniforma dhe pajisje personale të reja gjatë viteve të ardhshme, si dhe 7.5......
“Energjia e rinovueshme, dominuese” - IEA: Në 5 vitet e ardhshme, më shumë projekte se në 40 vitet e fundit
Burimet e rinovueshme do të rriten më shpejt se çdo burim tjetër kryesor energjie në dekadën e ardhshme, sipas agjencisë botërore të energjisë, duke e bërë......
Shqipëria dhe Italia, më afër - Mbledhja e parë mes dy qeverive. Mbrojtja, industria, emigrantët çështjet kryesore
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë të enjten në Romë një mbledhje të përbashkët ku çështjet kryesore që do të diskutohet......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Bullgaria përballet me mungesë karburanti - Sanksionet amerikane ndaj kompanisë ruse rrezikojnë furnizimin
Bullgaria ka rreth një muaj rezerva benzine ndërsa përgatitet për fillimin e sanksioneve amerikane ndaj Lukoil. Kjo kompani, në pronësi ruse, zotëron......





