A duhet ta plotësoj DIVA 2024?! - Verifikim në Tax Test, shërbimi më i ri i Administratës Tatimore
31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Administrata tatimore vjen me shërbimin më të ri elektronik “Tax Test”, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2024.I thjeshtë në përdorim, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij. Individët sqarohen se nuk është e nevojshme të vendoset emri i përdoruesit apo fjalëkalimi, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidenciale, por është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2024. Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2024, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2025 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2024 janë ata individë që:
.Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga;
.Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji;
Gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj). Parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1.2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.
Sondazh

Amerikanët, të shqetësuar nga “afërsia” Trump-Putin- Sipas tyre, administrata e re është e “lidhur ngushtë” me Rusinë
Sipas sondazhit të fundit, më shumë se gjysma e amerikanëve janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e ngushta midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 40 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë
40 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga......

BE konsideron dyfishimin e buxhetit për Ukrainën - Ndihmat ushtarake mund të shkojnë deri në 40 miliardë euro në 2025
Bashkimi Evropian po përgatitet të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2025. Buxheti mund të arrijë në 40 miliardë euro, në varësi të nevojave......

Sa është borxhi i qeverisë në valutë? - BSH: Kursi i këmbimit solli rënien e tij në fund të 2024
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në valutë ka pësuar rënie gjatë vitit që lamë pas. Në fund të shtatorit 2024, borxhi në valutë zinte 43% të totalit të......

Pas tunelit të Murrizit hapet rruga Maqellarë-Peshkopi - Shkurtohet distanca Dibër - Tiranë, nxitet turizmi dhe lehtësohet qarkullimi
Pas hapjes së tunelit të Murrizit, i cili lidh Dibrën me Tiranën dhe shkurton distancën me 2 orë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja dhe......

“Të hiqen monedhat një dhe dy cent” -Propozimi i Bundesbank Gjermani, thjeshtim i transaksioneve cash
Shumë vende tashmë po reduktojnw përdorimin e monedhave me prerje të vogla. Thjeshtimi i transaksioneve me para në dorë, është propozimi i Bundesbank për......

Serbi, protestë kundër qeverisë - Qytetarët kërkojnë drejtësi për incidentin hekurudhor që shkaktoi 15 viktima
Rrugët e Beogradit janë mbushur me mijëra protestues, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Pakënaqësitë e qytetarëve janë nxitur më shumë......

Rruga e Arbrit, inaugurohet Tuneli i Murrizit-Balluku: I blinduar në hekur. Në prill përfundon edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inauguruar sot Tunelin e Murrizit, veprën e fundit të “Rrugës së Arbrit”. Në ceremoni......