Shqipëria Postuar më 2 Mars 2026, 14:18

A do t’i reduktojnë shqiptarët pushimet në Dubai? Çobo: Deri më tani çdo rezervim është i pezulluar

Nga Diamila Leka

A do t’i reduktojnë shqiptarët pushimet në Dubai?

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme po reflektohen jo vetëm në tregjet ndërkombëtare, por edhe në sektorin e turizmit. Destinacione si Dubai, të preferuara nga shqiptarët si për pushime ashtu edhe si pikë tranziti drejt Azisë, po përballen me pasiguri në rezervime.

“Ne Dubain e përdorim jo vetëm për turistët që shkojnë në Dubai, por si një zonë tranziti për të shkuar drejt Balit, Singapore, Tailandës dhe vendeve të tjera, sepse  është një aeroport shumë i rëndësishëm. Duke qenë situate e tillë ne i kemi lënë gati pezull, madje kam rezervime për në mars, në këto data e pushimeve zyrtare, janë lënë thjeshtë pezull, sepse situate update çdo 24 orë,” u shpreh Klodiana Çobo

Agjencitë turistike raportojnë shtim të interesit dhe pyetjeve nga qytetarët, ndërsa një pjesë e udhëtimeve janë lënë pezull deri në qartësimin e situatës.

“Janë shtuar sepse turizmi kërkon siguri. Ne jemi drejtuar drejt Dubait, si vendi më më i sigurt në botë dhe për këtë arsye të gjithë pyesin se është një ndjesi ku ka trazira diku, sepse turizmi është një fushë shumë e ndjeshme dhe qytetarët që udhëtojnë duan sigurinë të parën. Për nga marsi ndoshta do të reduktojë disi fluturimet apo planet për në Dubai por jo më shumë se aq,” sqaroi Çobo

Ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme dhe zhvillimet ndryshojnë nga dita në ditë, qytetarët po tregohen më të kujdesshëm në planifikimin e pushimeve. Sipas operatorëve turistikë, siguria vijon të jetë prioriteti kryesor, ndërsa rezervimet pritet të përshtaten në varësi të ecurisë së ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat