A do të zhvlerësohet sërish euro ndaj lekut? Eurobondi 650 mln euro, Zefi: Ndikime në ekonomi dhe kursin e këmbimit
Shqipëria ka dalë sërish në tregjet ndërkombëtare duke emetuar Eurobondin e 7-të me vlerë prej 650 milionë eurosh, afat 10 vjeçar dhe me një yeld 5% . Kërkesa nga investitorët ka qenë disa herë më e lartë se oferta, duke arritur në një shumë prej 3.7 miliardë euro. Në një intervistë për SCAN, eksperti i politikave monetare, Altin Zefi, sqaron ndikimin e Eurobondit të ri në ekonomi.
“Eurobondi është i rëndësishëm për ekonominë shqiptare sepse në këtë mënyrë qeveria paguan së pari detyrimet që ka për eurobondet që po maturohen këtë vit, pra 75% e këtij eurobondi do shkojë për pagesën e eurobondit të emetuar në vitin 2018 dhe është i rëndësishëm se ndryshe qeveria duhet të falimentonte në borxhin e saj ndaj kreditorëve të jashtëm. Ndikime të tjera ka, pasi 25 % e tij do të shkojë për të financuar deficitin buxhetor.”
-Altin Zefi, Ekspert i politikave monetare
Sipas ekspertit, injektimi i një shume kaq të lartë në ekonomi, pritet të ketë ndikim edhe në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane.
“Nëse Euron e shikojmë si një produkt, sa më shumë që nga ky produkt të ketë në treg, aq më i lirë do të bëhet ai. Pra nëse rreth 180 milionë euro shkojnë për deficitin buxhetor të qeverisë shqiptare dhe do të hidhen në qarkullim përmes shpenzimeve të qeverisë, atëherë ndikimi do të jetë drejt vlerësimit të lekut dhe zhvlerësimit të Euros”.
Emetimet e fundit të eurobondeve në tregjet europiane kanë pasur interes të lartë nga investitorët, çka tregon dhe rritjen e besimit në ekonominë shqiptare.
Sondazh

Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, Xhaja: Forcim të mekanizmave monitorues dhe rritje të transparencës
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zj. Risena Xhaja ishte e pranishme në panelin e parë të......

Shqiptarët preferojnë depozita afatgjata- BSH: Rënie drastike e kursimeve të ruajtura me afat 1, 3 dhe 6 muaj
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë preferuar që t'i ruajnë kursimet e tyre në depozita me afat, sidomos në ato me maturitet mbi 2 vite. Sipas të dhënave më të......

Shqetësime për bizneset që do vetëmenaxhojnë mbetjet- Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, Shalsi e Tabaku: Kemi shumë kërkesa nga sipërmarrjet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet......

Rijetëzim i sheshit “Nënë Tereza” për librin e publikun- Rama: Tirana do të bëhet një nga kryeqytetet më tërheqës të Europës
“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e......

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre
Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve.......

Tassoulas zgjidhet President i Greqisë- Votimi në parlament, pavarësisht protestave dhe tensioneve politike
Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, President të Republikës. Vendimi ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë......

“Standarde të reja për sigurinë ushqimore”- BE: Konsumatorët duan besim dhe transparencë, ndryshoni legjislacionin
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Përfaqësues të Bashkimit Europian kërkojnë......

Vijon tendenca rënëse e bonove 12-mujore/ Në ankandin e fundit të shkurtit norma e interesit zbriti në 2.79%
Yield-i i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka shënuar një rënie të lehtë në ankandin e fundit. Yield-i mesatar i ponderuar u regjistrua në 2.79%, nga......