A do të shtrenjtohen biletat e avionit? - Vathi: Rezervimet në disa destinacione kanë rënë deri në 80%

Trazirat e fundit në Lindjen e Mesme dhe pasiguria në ngushticën e Hormuzit kanë rritur frikën për një shtrenjtim të mundshëm të biletave të fluturimit, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Por, a rrezikohet realisht xhepi i udhëtarëve për shkak të një shtrenjtimi të biletave të avionit?
“Duke marrë në një analizë me atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, në rastet ngjashme të rritjes së çmimeve të naftës, por edhe mënyrën sesi operojnë linjat ajërore me Shqipërinë, natyrisht që rritja e çmimit të naftës do të thotë rritje të kostos të paktën 1/3 të atyre çfarë ato kanë si kosto apo si shpenzime. Një qasje afatshkurtër e këtij konflikti që po ndodh nuk besoj se do të ndikoj në çmimet e biletave ose çmimeve të shërbimeve të transportit ajëror, për arsye se një pjesë e mirë e kompanive janë kompani ndërkombëtare dhe e optimizojnë nëpërmjet ndërthurjes sesi ato operojnë nëpërmjet linjave të ndryshme dhe e absorbojnë në kosto të përgjithshme. Kanë mundësi për ta përballuar për një periudhë afatshkurtër, 4 javore deri në 8 javore. Në momentin që kjo do të ketë një përshkallëzim të madh dhe çmimet bëhen vërtet problem për ekonomitë në të cilat këto kompani operojnë, ato do të përcjellin atë kosto që përcillet por në një mënyrë më të moderuar për arsye se linja të tilla e bazojnë më shumë në qasje afatgjatë. Në momentin që jemi, është ende herët për të folur dhe besoj që tani për tani nuk ka vend për t’u shqetësuar”, shprehet Eduart Gjokutaj.
Nga ana tjetër, për industrinë e turizmit, problemi nuk qëndron vetëm te shtrenjtimi i karburantit. Pasiguria që mbjell lufta ka goditur drejtpërdrejt dëshirën e njerëzve për të rezervuar fluturime, veçanërisht në destinacione të largëta.
“Vetë udhëtimi është një industri shumë e prekshme, jo thjesht nga fakti i rritjes së kostos së karburanteve, por është më shumë i prekshëm nga pasiguria për të udhëtuar në periudha të vështira, në periudha me rrezik për fluturime apo në destinacione ku është luftë, apo në ato destinacione ku rrezikohen të përfshihen në një zgjerim apo përshkallëzim të konfliktit. Në këto kushte, ne kemi parë për shembull që është ulur dëshira për të udhëtuar, që shprehet në uljen e rezervimeve. Ka një ulje në masë deri në 70% apo 80% menjëherë mbas luftës. Pra, dhe jo thjesht drejt destinacioneve ku mbyllen tërësisht, por edhe në destinacione të tjera që janë të largëta. Njerëzit përgjithësisht në kohë të pasigurta frenohen në vendimmarrjen për të udhëtuar në çdo kohë, jo thjesht në momentin që shpërthen. Prandaj kompanitë ajrore, në kushtet kur do t'u bjerë kërkesa për të udhëtuar, nuk do duan ta reflektojnë menjëherë rritjen e kostos së karburanteve në rritjen e çmimeve të fluturimeve. Madje, madje ata do ta shfrytëzojnë si moment për të hedhur oferta, për të shtuar dhe për të nxitur udhëtimin në këto kohë të pasigurta. Nëse rritja e çmimit do jetë finale, jo thjesht për një muaj apo dy muaj, por do vazhdojë sa ç'u ngrit tani, do vazhdojë përgjithmonë, natyrshëm që kjo rritje e çmimit të karburantit do reflektohet në rritjen e biletave të trafikut ajror. Por për momentin, një muaj, dy muaj, unë nuk besoj se do ketë efekt të menjëhershëm,” thotë Besnik Vathi.
Përfundimi është se nëse kriza mbetet afatshkurtër, çmimet e biletave do të qëndrojnë të qëndrueshme. Vetëm një përshkallëzim i zgjatur që do ta mbante naftën në nivele të larta "përgjithmonë", do të detyronte linjat ajrore të transferonin koston te pasagjeri.
Pensionet e reja, ndryshon llogaritja - ISSH miraton koeficientet e indeksimit, përfitojnë 40 mijë shtetas
Rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja nga data 1 janari 2026, do të kenë të ardhura mujore të llogaritura me koeficientët e......
Si do bëhet kompensimi i kontributeve për kompanitë? - Vendimi/ 9 muaj subvencion për amortizimin e pagës minimale. Aplikimet nisin më 1 Prill
Qeveria do të japë kompensim financiar çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të......
Litri i naftës ulet me 5 lekë - VËZHGIMI / Arrin 193 lekë për litër, 18 lekë më shumë nga nisja e konfliktit SHBA -Iran
Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë në tregjet me pakicë të karburanteve, një ditë pas ndryshimit të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Sipas një vëzhgimi të......
“Ndotja e ajrit, tej normave” - Raporti alternativ, Bejko: 98.3% e pikave të monitorimit rezultojnë mbi normë për CO₂
Monitorimi alternativ i cilësisë së ajrit, ndotjes akustike dhe cilësisë së ujërave i realizuar gjatë vitit 2025 nxjerr në pah të dhëna shqetësuese në......
Borxhi publik tërheq investitorët - 43 miliardë lekë të ofruara në ankandet e shkurtit. Interesat, në rënie të lehtë
Gjatë muajit shkurt, aktiviteti në tregun e letrave me vlerë tregoi një dinamikë të lartë, duke reflektuar nevojat e shtetit për huamarrje dhe interesin e......
Përfundojnë punimet për mbrojtjen e Urës së Milotit - Garantohet qarkullim më i sigurt për përdoruesit e rrugës
Në urën auto-hekurudhore të Milotit, 788 metra të gjatë kanë përfunduar ndërhyrjet për mbrojtjen dhe stabilizimin e pilave të dëmtuara në aksin e rrugës së......
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ka shkelje të masës së mëparshme dhe as ndryshim akuze
Me 82 vota kundër dhe 47 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar për heqjen e imunitetit......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë......


