Shqipëria Postuar më 2 Mars 2026, 14:16

A do të përballet Shqipëria me rritje të çmimit të naftës? Ekspertët: Tensionet në Lindjen e Mesme, paralajmërojnë valë të re inflacioni

Nga Diamila Leka

A do të përballet Shqipëria me rritje të çmimit

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme si dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, po shkaktojnë shqetësime edhe në tregjet globale. Si pasojë e tyre, është shkakrtuar një rritje e menjërershme e çmimeve të naftës, duke nxitur kështu një inflacion të tipit “cost-push”.

“Ajo që është më e mprehtë është efekti zinxhir që do të jap qoftë në ekonominë e tremujorit të parë, por dhe në vazhdimësinë e tremujorit të dytë, në aspektin e rritjes së inflacionit të përgjithshëm, i cili ndikohet më së pari nga sektorë si transporti edhe sektorët që kanë lidhje me të, shërbimet tregtare, duke ndikuar qoftë te baza e shërbimeve tregtare te bizneset e tyre, por qoftë edhe te prodhimi,”- u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Shqipëria, si një ekonomi e varur nga importet e lëndëve djegëse, për ekspertët e ekonomisë, parashikohet se do të ndihen efektet indirekte, për një shtim të inflacionit në muajt e ardhshëm.

“Pikë së pari, do të sjellë rritje çmimesh të naftës, dhe të energjisë, sepse një pjesë e energjisë prodhohet nga nafta. Dhe nëse edhe vendi jonë do ketë nevojë për import energjie, do ta marrim edhe më shtrenjtë. Elementi i dytë, natyrisht thamë nafta dhe ne vetvete, nëse kjo ngushticë ngelet e bllokuar për 2-3 ditë, nuk do të ketë probleme reale. Por nëse ky bllokim do vazhdojë mbi dy javë, atëherë do filloj të ketë problematika konkrete. Dhe rritje të çmimit,” u shpreh Mateo Spaho Ekspert Ekonomie.

Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës Brent ka arritur në 78-80 dollarë për fuçi sot, duke shënuar një rritje prej 7-9% brenda ditës. Ekspertët parashikojnë se, nëse konflikti zgjatet dhe çon më tej në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për 20% të furnizimit global me naftë, çmimet mund të kapërcejnë 100 dollarë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat