Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2025, 15:06

A do të arrijë “MIRA” të gjurmojë informalitetin? - Eksperti Llakaj: Inteligjenca artificiale identifikon bizneset nga tatimet, te doganat!

Nga Diamila Leka

A do të arrijë “MIRA” të gjurmojë

Inspektorati Shtetëror i Punës do të mund të përdorë Matricën e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Riskut (MIRA), për të gjurmuar të gjithë ato subjekte apo ndërmarrje që operojnë në informalitet.

Referuar Orgnaizatës Ndërkombëtare të Punës, MIRA do të shërbejë për pikasur më shpejt punën e padeklaruar dhe jo vetëm.

Por, ndryshe nga sistemet statike, MIRA mund tëpërmirësohet duke u avancuar me zhvillimin e kohës.

Gjithashtu, sipas Orgnaizatës Ndërkombëtare të Punës mbi 12,000 inspektime të kryera çdo vit në Shqipëri dhe të dhëna të mbledhura për më shumë se 100 variabla për çdo inspektim, aftësitë e të mësuarit të makinerive dhe parashikimit të MIRA-s bëhen më të forta.

Por sipas ekspertëve, sa efektive do të jetë kjo praktikë e gjurmimit të bizneseve përmesë inteligjences artificiale në Shqipëri?

Remir Llakaj, Ekspert Ekonomie:

“Përdorimi i iteligjencës artificiale, për të gjurmuar informalitetin është një qasje efektive. Sidomos në ekonomitë që përballen me evasion fiskal, dhe transaksionet e padeklaruara. Kjo si praktikë është përdorur dhe në vende të botës, si mund të përmendim Singaporin që ka pasur një efekt pozitiv në ekonomi”, u shpreh Llakaj për Scan.

Por si do mundet inteligjenca artificiale të gjurmojë sipërmarrjet të cilët opergojnë në informalitet apo në punën e padeklaruar?

“Inteligjenca artificiale mund të analizojë në kohë reale të dhënat e sistemit fiskal, transaksionet bankare, tatimet, faturat elektronike për të identifikuar sjelljet e dyshimta. Algoritmet e inteligjencës artificiale mund të identifikojnë biznese ose individë me rrezik të lartë për shmangien tatimore. Duke analizuar modele të ardhurave, transaksionet dhe mospërpothje me deklarimet. Inteligjenca Artificiale mund të gjurmojë aktivitetet në platformat online, reklamat, rrjetet sociale për të zbuluar biznese informale që operojnë pa u regjistruar në regjistrin kombëtar apo pa regjistrime zyrtare. Me anë të inteligjencës artificiale mund të ndërlidhen të dhënat nga doganat, tatimet dhe regjistrat e pronës për t’u zbuluar lidhjet mes individëve dhe aktiviteteve të fshehural. Sistemi i inteligjencës artificiale mund të zbuloj skemën e falsifikimeve të faturave, apo përdorimin e kompanive guackë.”

Sipas Orgnaizatës Ndërkombëtare të Punës, nësë do të aplikohet “MIRA”, do të përmirësojë 30%, parashikimin e punës së padeklaruar, krahasuar me mënyrat tradicionale të gjurmimit.

Ndërkohë fuqia parashikuese e “MIRA”, fokusohet në 70 % të inspektimeve të cilat janë planifikuar bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe njohuritë e bazuara në të dhëna. Ndër sektorët të cilët operojnë në informalitet renditet ai i bujqësisë, ndërtimi, tregtia etj. Në muajt e fundit të vitit të kaluar, qeveria shqiptare ndërmori një fushatë anti-informalitet në të cilën do të gjurmoheshin bizneset apo sipërmarrjet të cilët operonin me paga të padeklaruara.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat