A do rrisin çmimet pagat referencë në turizëm? - Ekspertët fiskal e kundërshtojnë, ndikim në kostot e bizneseve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore do të analizojë pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesa. E kësisoj, u publikua dhe lista e pagave indikative për të gjithë punonjësit e këtij sektori.
Por, për ekspertët fiskal ky njoftim është pritur me kundërshtime. Referuar një analize të qendrës ALTAX, shpjegon se të detyruar për të deklaruar paga më të larta, bizneset do të përballen me dilemën e çmimeve. Dhe se rritja deklarimit të pagave, bizneset e vogla janë të detyruara të rishikojnë marrëveshjet e punësimit për t’ju shmangur penaliteteve duke sjellë rritje të kostove operative, zvogëlim të përkohshëm të marzhit të fitimit si dhe shtyrje të kontraktimeve ose formalizimit të punonjësve sezonalë.
Sipas ALTAX, ky ndryshim do të ketë ndikim sesi punëtorët do të negociojnë kontratat dhe si punëdhënësit do të strukturojnë marrëdhëniet e punës, e nga ana tjetër, punëdhënësit do të mund të shmangin deklarimet, duke rritur kështu evazionin fiskal.
Por cili ishte vendimi i qeverisë në 2008 që e rrezoi Kushtetuesja?
ALTAX, rikthen në kujtesë VKM-në, e cila kishte të bënte me një page referuese për tatimin e profesionistëve të lirë dhe të vetëpunësuarëve. Ishte Gjykata Kushtetuese dhe Administrative që e cilësuan si cënim të të drejtave ekonomike dhe barazizë në taksim.
Ndër të tjera, ALTAX thekson se zbatimi i listës së pagave indicative për sektorin e turizmit përbën një zhvillim të rëndësishëm i cili ndikon në sjelljen e bizneseve të sektorit të shërbimeve duke nisur nga ndikimi në strukturën e kostove të biznesit turistik, efektet potenciale në çmime dhe konkurrencë si dhe impaktin e tregut të punës dhe kontraktimet.

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro
Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të shqetësojnë xhepin e qytetarëve, një tjetër tregues tregon se luksit nuk i ka rënë ora! Shqiptarët po......

Investimet globale u tkurrën me 11% në 2024 - OKB paralajmëron: Tarifat tregtare mund të përkeqësojnë situatën
Investimet efektive globale ranë për të dytin vit radhazi në 2024, me frikën se situata mund të përkeqësohet këtë vit. Tensionet tregtare po lëkundin besimin......

BEI rrit limitin e huadhënies - Trefishohet financimi për mbrojtjen evropiane
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet vjetore të huadhënies së Bankës Evropiane të Investimeve në 100 miliardë euro këtë vit......

Pse Banka e Zhvillimit ka një rol kyç për Shqipërinë? - Që prej hartimit, projektligji ka qenë subjekt i një sërë ndryshimesh
Banka Shqiptare e Zhvillimit ka qenë një prej risive më rëndësishme të këtij viti. Siç e thotë edhe vetë emri, kjo Bankë do të ketë për synim kryesor nxitjen......

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar pasi hakerat iranianë ndërmorën një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Ky......

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti: 99% e atyre që pajisen me kontratë pune e rinovojnë atë
Nga momenti i aplikimit për të punuar e deri tek pajisja me një leje, një të huaji i duhen 4-6 javë për të punuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri.......

Turizmi rrit vizitat në institucione e artit dhe kulturës/ Tërheqin rreth 788 mijë turistë, më e vizituara kalaja e Gjirokastër
Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2024, janë organizuar gjithsej rreth 1,282 shfaqje dhe premiera në të gjitha institucionet kryesore të artit. Bilanci......

Trump i jep “frymëmarrje” TikTok- Shtyn afatin për shitjen e aplikacionit në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjati deri më 17 shtator afatin për ByteDance me seli në Kinë për të shitur asetet amerikane të......