A dinë sipërmarrësit shqiptarë të gjurmojnë fondet europiane? - Sefa: Shumë pak biznese aksesojnë dhe menaxhojnë financimet e BE

Alokimi i fondeve nga Bashkimi Europian synon të ndihmojë bizneset shqiptare të rrisin standardet dhe të përshtaten me tregun europian. Por, sa të përgatitura janë këto biznese për të gjurmuar dhe përfituar nga këto mundësi?
Ergis Sefa, Ekspert Ekonomie: “Fatkeqësisht kjo aspak, sepse janë numërohen me gishta bizneset që kanë pasur mundësi edhe ti aksesojnë fondet e BE por edhe ti menaxhojnë ato. Ama kjo është e ardhmja dhe është një gjë që duhet ta marrin shumë seriozisht.”
Megjithatë, shpërndarja e udhëzimeve dhe fondeve nuk mjafton. Për të pasur rezultate konkrete në terren, nevojitet mentorim, asistencë dhe bashkëpunim i ngushtë me bizneset. Por, cilat janë pengesat kryesore që i mbajnë bizneset shqiptare larg tregut europian?
“Në radhë të parë do thoja është mendësia, ajo që quajmë mentaliteti. Fakti që nuk e kuptojnë akoma që vjen një valë e madhe qoftë nga ana e vështirësisë por qoftë dhe nga ana e mundësisë në radhë të dytë është raporti që ato kanë me cilësinë dhe investimin. Kryesisht bizneset shqiptare nuk para investojnë në cilësi apo në afatgjatë. Dhe mbi të gjitha është mënyra sesi e trajtojmë e trajtojnë kapitalin njerëzor, stafin që ata kanë. Nuk investojnë shumë në profesionalizimin e stafit, në mënyrë që të kenë njerëz me aftësi shumë të mira që pastaj të konkurrojnë më lehtë dhe më denjësisht në tregun europian.”
Pa një përgatitje më të madhe dhe investim në cilësi, bizneset shqiptare rrezikojnë të humbasin mundësitë që ofron Bashkimi Europian. Mentorimi, asistenca dhe një qasje proaktive janë çelësat për t’u integruar me sukses në tregun europian dhe për të shfrytëzuar fondet në mënyrë efektive.
Plani 10-vjeçar i gazit - ERE shtyn sërish miratimin, kërkon nga ALBGAZ dokumente shtesë
Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë miratimin e planit 10-vjeçar të investimeve të shoqërisë shtetërore ALBGAZ, për shkak të mosplotësimit të plotë të......
Shqipëria, e ndarë në 3 rajone ekonomike - Analiza/ Zhvillim i pabarabartë, dominon qendra
Ekonomia shqiptare po ndahet në tre rajone, të cilat nuk kanë ritme të barabarta zhvillimi. Referuar një analize të bërë nga ALTAX, rritja kombëtare prej......
Paraja e shqiptarëve zhvendoset drejt titujve të shtetit - AMF: Fondet e investimeve numërojnë 41 mijë anëtarë. Asetet neto rriten me 11%
Gjatë këtij viti, shqiptarët kanë investuar më shumë para në tituj qeveritarë përmes fondeve të investimit sesa në 2024. Sipas të dhënave nga Autoriteti i......
Energjia, tarifat e reja të shpërndarjes - ERE miraton vendimin, i mban të pandryshuara deri në muajin prill
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të lërë në fuqi tarifat aktuale të shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në prill të vitit 2026,......
E-qeverisja, në rritje gjatë vitit 2025/ Qytetarët marrin më shumë informacion online dhe rrisin shkarkimet e formularëve
Përdorimi i e-qeverisjes në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, teksa qytetarët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjeve......
“Emigracioni mbetet një mundësi për Evropën” - Ministri spanjoll: Të dhënat reflektojnë kontribut pozitiv
Ministri i Ekonomisë i Spanjës, Carlos Cuerpo, deklaroi se emigracioni mbetet një mundësi ekonomike për Bashkimin Evropian, edhe pse debati rreth tij shpesh......
BE, 100 milionë euro për Shqipërinë deri në 2027 - IPA III, fondi me fokus te drejtësia, ekonomia dhe tranzicioni i gjelbër
Bashkimi Evropian do të financojë Shqipërinë me një fond prej 100 milionë eurosh për periudhën 2025–2027, në kuadër të programit IPA III. Marrëveshja......
Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! - Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore
Revista “Time” emëroi arkitektët e inteligjencës artificiale si “Personin e Vitit”, duke përmendur aftësinë e tyre për të sjellë epokën e makinave menduese......


