Shqipëria Postuar më 31 Gusht 2026, 10:57

991 subjekte nën kontroll gjatë korrikut - Inspektoriati i Punës vendos 970 masa administrative

Nga Diamila Leka

991 subjekte nën kontroll gjatë korrikut - Inspektoriati i Punës

Mbi 990 subjekte janë inspektuar gjatë muajit korrik 2026, në kuadër të kontrolleve për respektimin e legjislacionit të punës. Sipas të dhënave mujore nga inspektimi, gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar në total 991 subjekte, ndërsa numri i vendeve të punës të përfshira në inspektime ka arritur në 20 mijë e 572.

Krahas kontrolleve, një pjesë e inspektimeve kanë pasur karakter këshillues. Konkretisht, gjatë muajit korrik janë realizuar 246 inspektime këshilluese, me synim informimin dhe orientimin e subjekteve për respektimin e detyrimeve ligjore dhe standardeve të punës.

Nga ana tjetër, kontrollet kanë evidentuar edhe raste të shkeljeve, të cilat kanë sjellë vendosjen e 970 masave administrative.

Në fokus të punës së strukturave të inspektimit kanë qenë edhe problematikat e ngritura nga punëmarrësit. Vetëm gjatë korrikut janë trajtuar 102 ankesa, të depozituara lidhur me çështje që prekin marrëdhëniet e punës.

Shifrat tregojnë se aktiviteti i inspektimit gjatë muajit korrik është shtrirë në një numër të konsiderueshëm subjektesh dhe vendesh pune, duke kombinuar kontrollet, masat administrative dhe ndërgjegjësimin e punëdhënësve për respektimin e legjislacionit të punës.

 

Shqipëria 31 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur muajin gusht negativisht duke mos arritur të rikuperojë humbjen që pësoi përgjatë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 79.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat