98 mln euro për korridorin VIII/ Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Rrogozhinë, 27% e fondeve të ARRSH për 2025

Ndërtimi i korridorit VIII është një prej projekteve më të financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave nga Open Spending Albania për këtë vepër rrugore janë paguar rreth 9 mld lekë apo 98 mln euro, duke përbërë gati 27% të pagesave të kryera nga ky dikaster gjatë vitit që shkoi.
Më në detaje, të dhënat tregojnë se rreth 5 mld lekë kanë shkuar për segmentin nga Elbasani në Qafë Thanë, ndërsa rreth 4 mld të tjera për segmentin nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës.
Transaksionet për lotet e korridorit VIII reflektojnë edhe ecurinë e punimeve në terren për ndërtimin e kësaj rruge, duke qenë se një pjesë e segmenteve të saj parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.
Në drejtimin nga Elbasani në Qafë – Thanë, përveç lotit I, që aktualisht është i përfunduar, pritet edhe përmbyllja e fazave II, III dhe V. Së bashku me të parën, këto faza përfshijnë segmentin, që nis nga Labinot – Fushë, deri në qytetin e Librazhdit. Në këtë drejtim në total janë 8 kontrata që mbulojnë një gjatësi prej 26 km, për të cilat janë kryer edhe pagesa gjatë vitit 2025.
Ndërkaq, brenda vitit 2026 pritet edhe përmbyllja e 6 loteve të tjerë të korridorit 8, por në drejtimin nga Elbasani drejt Rrogozhinës, që mbulojnë rreth 20 km, nga 40.7 km që është në total. Lotet që përfundojnë arrijnë në afërsi të qytetit të Peqinit.
Pas përfundimit të punimeve ky aks do të jetë rrugë e kategorisë B, interurbane me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje.
Popullsia e Kinës bie përsëri - Ndërsa lindshmëria arrin nivelin më të ulët rekord
Popullsia e Kinës ra për të katërtin vit radhazi në 2025-ën, ndërsa shkalla e lindjeve ra në një tjetër nivel rekord të ulët, sipas të dhënave......
Kërkohet rritje e pagës minimale - Maqedonia e Veriut me 397 euro, e parafundit në rajon
Me një pagë minimale prej 24.379 denarësh, ose rreth 397 euro, Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2026 mbetet në fund të listës në rajon. Pas saj është vetëm......
Sa ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka kaluar një fundjavë të qetë duke mos pësuar lëvizje të forta të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 82.6......
Pasuria e miliarderëve arrin kulmin e ri - Oxfam: Ndikimi i tyre në botë po rritet
Pasuria e miliarderëve u rrit tre herë më shumë se ritmi i fundit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke thelluar......
39 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Spanjë - 75 pasagjerë janë në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë
Të paktën 39 persona kanë vdekur në një përplasje trenash me shpejtësi të lartë në Spanjën jugore dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. Përplasja......
Çfarë është instrumenti anti-shtrëngim i BE-së? - Unioni mund ta godasë SHBA duke aktivizuar këtë mekanizëm
Presioni mbi udhëheqësit evropianë po rritet për të përdorur bazukën e tyre tregtare kundër Shteteve të Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi me......
Ibrahimaj: Bashkitë- sipërmarrëse, do aplikojmë instrumenta financiarë për zhvillimit ekonomik lokal
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në takimin ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo,......
“Krenar për Shqipërinë”, Presidenti Trump fton Ramën në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet e tij sociale se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t'u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një......


