91 mijë pasagjerë nga Shqipëria, në Dubai e Abu Dhabi/ Sulmet në Iran bllokojnë hapësirën ajrore. Fluturimet e tjera nga Tirana, pa probleme

Ndërsa mbyllja e hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme ka shkaktuar kaos global në transportin ajror, të dhënat zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” tregojnë se flukset e udhëtarëve mes Shqipërisë dhe Gjirit Persik kanë qenë të konsiderueshme gjatë vitit 2025.
Vetëm drejt Dubait kanë udhëtuar 52.123 pasagjerë, ndërsa drejt Abu Dhabit 38.745 pasagjerë, me një totale prej gati 91 mijë pasagjerësh. Ndërkohë, edhe në janar 2026, të dhënat zyrtare tregojnë se drejt Dubait udhëtuan 5.001 pasagjerë, një rritje prej 52% krahasuar me janarin 2025. Këto shifra konfirmojnë se mbyllja e papritur e hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme prek drejtpërdrejt edhe vendin tonë, duke ndikuar tek një prej destinacioneve për udhëtarët shqiptarë.
Megjithatë, pavarësisht ndërprerjeve masive të shkaktuara pas sulmeve amerikane e izraelite ndaj Iranit dhe reagimit të Teheranit, aktualisht fluturimet nga Tirana për destinacionet e tjera ndërkombëtare po operojnë normalisht. Deri tani nuk raportohen vonesa apo anulime të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, mbyllja e hapësirës ajrore po shkakton ndërprerjen më të madhe globale të transportit ajror, me avionë, ekuipazhe dhe pasagjerë të bllokuar nëpër botë.
Qindra fluturime u anuluan brenda 24 orësh, duke goditur nyjet qendrore të trafikut ndërkontinental si Dubai dhe Doha. Trafiku mbetet i paralizuar në disa vende kyçe të Lindjes së Mesme dhe nuk dihet ende se kur do të rikthehet normaliteti.
Industria ushtarake shqiptare, në kërkim të inxhinierëve/ Ka nisur faza e rekrutimit. Ekspertët teknikë do përzgjidhen nga shkollat profesionale
Nga rivitalizimi i industrisë ushtarake, në Shqipëri pritet të krijohen 326 vende të reja pune këtë vit, në gjysmën prej të cilave kërkohen inxhinierë. Sipas......
Izraeli sulmon Libanin duke zgjeruar konfliktin/ Godet kryeqytetin Bejrut pas sulmit me raketa nga Hezbollahu
Izraeli nisi sulme të reja ajrore ndaj militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump sinjalizoi se......
Çmimet e naftës rriten nga përshkallëzimi i konfliktit/ Ndikime në ekonominë globale me kosto të larta të prodhimit
Çmimet e naftës u rritën të hënën në mëngjes, ndërsa investitorët vlerësuan ndikimin ekonomik të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat......
Baza britanike në Qipro goditet nga droni iranian/ Shkaktohen dëme të kufizuara dhe nuk ka viktima
Një sulm me dron goditi bazën e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike në Akrotiri në Qipro gjatë natës, duke shkaktuar dëme të kufizuara dhe pa viktima, thanë......
Ambasada Shqiptare në Katar: Qëndroni në banesa, hapësira ajrore e mbyllur deri në një njoftim të dytë
Ambasada e Shqipërisë në Katar po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Katar, në koordinim të ngushtë......
Sulmet e Iranit ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit- Rama: Unitet dhe solidaritet, fuqia e vërtetë
Sulmet e Iranit ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit- Rama: Unitet dhe solidaritet, fuqia e vërtetëKryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën 'X' pas sulmeve......
Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, Spiropali: Regjimi i ajatollahëve kërcënim për sigurinë ndërkombëtare
Reagimi i plotë: ''Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë......
''Flasim'', Rama: Rritja ekonomike, shton aftësinë rishpërndarëse të shtetit për indeksim pagash
Pas miratimit këtë javë të një nga vendimeve, që kryeministri Rama e konsideroi si nga më të rëndësishmet dhe shtyllë kryesore të jetës së vendit, arsimin,......


