Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2026, 10:00

88% e makinave të reja, me teknologji elektrike hibride - DPSHTRR: Flota automobilistike, më miqësore me mjedisin

Nga Ernilda Luzi

88% e makinave të reja, me teknologji elektrike hibride - DPSHTRR: Flota

Tregu i automjeteve në Shqipëri po përjeton një transformim drejt teknologjive më të pastra dhe më efikase. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë muajit janar të këtij viti, 88% e autoveturave me 0 kilometra të regjistruara në vend janë Electric Hybrid Plug-in.

Kjo përfaqëson një rritje prej 10.2% krahasuar me janarin e vitit 2025, duke konfirmuar trendin e orientimit të konsumatorëve drejt automjeteve me teknologji të avancuar dhe ndikim më të ulët mjedisor. Shifrat tregojnë një ndërgjegjësim të shtuar për rëndësinë e reduktimit të emetimeve të gazrave ndotës.

Autoveturat Plug-in Hybrid kombinojnë motorin elektrik me atë me djegie të brendshme, duke ofruar mundësi karikimi nga rrjeti elektrik dhe një autonomi më të madhe në krahasim me hibridet tradicionale. Kjo teknologji mundëson kursim të konsiderueshëm të karburantit, ulje të kostove të përdorimit dhe reduktim të ndotjes në zonat urbane.

Rritja e regjistrimeve të këtyre mjeteve konsiderohet një hap drejt krijimit të një flote më të pastër, më efikase dhe më miqësore me mjedisin, njëkohësisht duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane për mobilitet të qëndrueshëm. Gjithashtu, trendi pozitiv pritet të vijojë edhe në muajt në vijim.

 

 

Shqipëria 13 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat