8,700 qytetarë morën aftësi të reja në 9 muaj/ Si po ndryshon Shqipëria përmes formimit profesional?

Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, 8,707 individë në Shqipëri kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional, duke marrë aftësi të reja dhe duke u hapur mundësi reale për integrim në tregun e punës.
Sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e këtyre trajtimeve i është dedikuar grupeve më vulnerabël, për të garantuar barazinë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë. Nga totalit i përfituesve, 4,864 gra dhe vajza janë aftësuar profesionalisht, duke fuqizuar pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. 5,310 të rinj nën 29 vjeç kanë ndjekur trajnime, duke i dhënë një impuls fuqisë punëtore të ardhshme. 899 persona nga skema e ndihmës ekonomike janë integruar në programet e formimit, duke i hapur rrugë mundësive të qëndrueshme ekonomike.
248 anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë përfituar nga këto mundësi, duke kontribuar në përfshirjen sociale dhe diversitetin ekonomik. 118 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë aftësime të specializuara, duke u hapur rrugë për pjesëmarrje aktive në tregun e punës.
Objektivi i qartë i këtij programi mbetet aftësimi profesional dhe garantimi i mundësive të barabarta për integrim të qëndrueshëm në ekonomi. Çdo individ që përfitoi nga formimi profesional është një hap drejt një shoqërie më përfshirëse dhe një ekonomie më të fuqishme.
Ky proces është dëshmi se aftësimi nuk është thjesht një mjet për punësim, por një investim në zhvillimin e kapaciteteve dhe potencialit njerëzor. Nga gratë e reja, te të rinjtë dhe grupet vulnerabël, çdo trajnim i kryer synon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme për të ardhmen.
Formimi profesional është shansi për punë, zhvillim dhe të ardhme, dhe rezultatet e 9-mujorit të vitit 2025 tregojnë përkushtimin e vendit për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të integruar për të gjithë.
BE-Britani, në prag të marrëveshjes për mbrojtjen/ Palët synojnë të bien dakord për programin ushtarak gjatë nëntorit
Komisioni Evropian shprehu besimin se një marrëveshje që lejon Mbretërinë e Bashkuar të marrë pjesë në programin kryesor të mbrojtjes së BE-së do të......
Bitcoin ndërpret ecurinë rekord/ Regjistron rënien e parë mujore që nga viti 2018
Bitcoin shënoi një rënie mujore në tetor për herë të parë që nga viti 2018, duke i dhënë fund një serie shtatëvjeçare fitimesh që i kishte dhënë këtij muaji......
Shqipëria pjesë e Panairit “Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico” në Itali
Për herë të parë, Shqipëria mori pjesë zyrtarisht në edicionin e 27-të të BMTA – ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin arkeologjik. Në......
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë
Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës......
Rezoluta, ja 16 detyrat që la Kuvendi për Bankën e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave
Një rezolutën me 13 rekomandime për Bankën e Shqipërisë dhe tre të tilla për qevrinë është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 30 tetor. Dokumenti......
Shuhet Fatos Nano, kryeministri me një ndikim reformator në ekonominë e Shqipërisë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Ai prej disa ditësh, ishte I shtruar në një spital privat në......
Ndikimi i “IA” tek formimi i të rinjve/ Ekspertët: Duhet përdorur në mënyrën e duhur
“Gjithçka është bërë më e thjeshtë me inteligjencën artificiale, por njëkohësisht kjo dëmton edhe aspektin psikologjik tek një student I ri, apo një nxënës.......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë, me financim të kombinuar - Projekti 1.8 mld euro, HSH: Punimet nisin brenda 2-3 vitesh
“Financimi për ndërtimin e hekurudhës Shkodër – Gjakovë pritet të sigurohet përmes një kombinimi instrumentesh, duke përfshirë financime nga donatorë të......





