87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz - OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit

OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e dy fiderave te rinj nga n/stacioni Kashar 110/20 kV dhe rikonstruksion i kabinave ekzistuese, me fond limit prej 87 milionë e 225 mijë lekë.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, faza e parë e projektit shtrihet nga nënstacioni 110/20 kv Kashar duke vazhduar deri në afërsi të Bulevardit Blu në Kamëz dhe duke mbuluar një gjatësi totale prej rreth 5.4 km.
Investimi është planifikuar të kryhet sepse zona ka një trend të lartë të rritjes së kërkesës për energji; ka ngarkesa te larta, si dhe paraqiten defekte të shpeshta. Projekti përfshin një zonë gjeografike prej 20 km² dhe rreth 10.000 abonentë familjarë dhe privatë. Fiderat ekzistues aktualisht janë në vlerat nominale te ngarkesave.
Zona e përfshirë nga projekti është pjesë e Bashkisë Kamëz, e zhvilluar me ndërtime ekzistuese para viteve ’90, si dhe me ndërtime të reja. Abonentëve u mundësohet furnizimi pas realizimit të projektit nga dy linja të tjera të reja 20 kV, duke rritur shkallën e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit.
Rrjeti elektrik në këtë zonë ka nevojë për përmirësime, pasi fuqia e instaluar në fidera është më e madhe se kapaciteti furnizues i tyre, andaj del e nevojshme rritja e cilësisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sipas dokumentit, ndërtimi i rrjetit të ri të tensionit të mesëm 20 kv, do të risë cilësinë e energjisë së shpërndarë, do të ulë numrin e defekteve, si dhe do të garantojë siguri në shfrytëzimin e tij.
APD: Performanca 10-mujore e Portit të Durrësit, volumet tregtare rriten me 7.2 %
Porti i Durrësit ka vijuar trendin pozitiv të performancës edhe gjatë dhjetëmuajve të vitit 2025, duke konfirmuar rolin e tij të konsoliduar në transportin......
“Mali i Zi duhet të forcojë stabilitetin ekonomik” - FMN paralajmëron rreziqe të mëdha fiskale, bën thirrje për reforma
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje reale të PBB-së prej 3.2% në vitin 2025. Inflacioni mesatar pritet të mbetet i......
Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat e tjera?
Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të vlerës nga dita e djeshme duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe është shitur......
“Bankat evropiane, të jenë gati për tronditje të mëdha” - BQE paralajmëron rrezikun e krizave të mundshme në vitet e ardhshme
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se bankat e eurozonës duhet të përgatiten për goditje të paparashikueshme që mund të shkaktojnë pasoja të gjera për......
Pasuria e familjeve greke, mbi 1 trilion euro - Rimëkëmbja pas krizës sjell 200 miliardë euro shtesë
Pasuria e familjeve në Greqi ka pësuar një rimëkëmbje të jashtëzakonshme që nga viti 2022, me asetet që kanë rikuperuar një pjesë të madhe të humbjeve të......
Shtetet e pasura po tërhiqen nga zhvillimi global - Studimi: Reduktohen ndihmat financiare. Në fokus, forcimi i mbrojtjes
Shumë nga vendet më të pasura të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, po tërhiqen nga angazhimet e tyre për zhvillim global, sipas një......
Miratohet në parim Projektbuxheti 2026 - Me 83 vota të mazhorancës. Nis diskutimi nen për nen në komisione
Në një seancë maratonë, që zgjati rreth 16 orë, Kuvendi miratoi në parim me 83 votat e deputetëve të mazhorancës projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa 32......
Reshjet e dendura të shiut, Mbrojtja Civile: Ja se si paraqitet situata në çdo qark
NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga......





